Mirënjohës në çdo moshë
Kur jeta të duket si një makth, të qenit mirënjohës dhe i lumtur mund të na ndihmojë që të kemi shpresë.
Ne mund t’i dallojmë bekimet tona dhe të jemi mirënjohës në çdo moshë në jetën tonë, pavarësisht nga rrethanat tona.
Ndonjëherë mund të jetë shumë e lehtë që t’i marrim për të mirëqenë pjesëtarët e familjes sonë, sidomos nënat tona.
Të kujtuarit e dhënësit mund të na ndihmojë ta vlerësojmë gjithçka që kemi marrë në jetë.
Shfaqja e mirënjohjes dhe lumturisë ndaj njerëzve që takojmë, mund të ketë një ndikim pozitiv tek ata dhe te ne.
Henri B. Ajring përshkruan mënyrën se si shprehjet e mirënjohjes mund të na ndihmojnë t’i kujtojmë më shumë bekimet që kemi tashmë.
Ndonjëherë është mirë të ndalesh, ta ngresh shikimin lart dhe të kujtosh gjithçka për të cilën mund të jesh mirënjohës.
Kur përqendrohemi vetëm te vetja, është e lehtë t’i harrojmë ata që kemi përreth. Përqendrimi tek të tjerët na kujton të gjitha gjërat që na janë dhënë.
Mund të jetë e thjeshtë t'i marrim si të mirëqena gjërat në jetën tonë. Ne mund të jemi më të lumtur nëse përqendrohemi te vlerësimi i asaj që kemi.