Solt‑Lejk‑Siti

Miku Mikut: Ndjekja e Jezusit

Episodi Miku Mikut i marsit 2024 përmban si të ftuar të veçantë, Presidentin Dallin H. Ouks, të Presidencës së Parë, dhe bashkëshorten e tij, Kristen. Ky episod, i drejtuar nga Presidenca e Përgjithshme e Fillores, i ndihmon fëmijët të mësojnë për rëndësinë e ndjekjes së Jezusit.

Transmetimi Miku Mikut është një seri për fëmijët që të mësojnë rreth ungjillit të Jezu Krishtit.
Transmetimi Miku Mikut është një seri për fëmijët që të mësojnë rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

Do të ketë muzikë, një vizitë nga tukani Lui dhe një punëdore zbavitëse! Ky episod 20-minutësh ka përmbajtje zbavitëse, përfshirëse, e bërë posaçërisht për fëmijët, dhe mund të përdoret në shtëpi ose në Fillore për të ndihmuar t’u jepet mësim fëmijëve rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

Episodi është tani në dispozicion për transmetim në kanalet në vijim:

Variantet për gjuhën janë në dispozicion në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]anglisht, çekisht, danisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, norvegjisht, portugalisht, spanjisht, suedisht, shqip dhe ukrainisht.

Gjuhë shtesë do të pasojnë në javët e ardhshme. 

Informacion për Punëdoren

Gjatë transmetimit, fëmijët do të mësojnë të bëjnë vetë zambakun e tyre të Pashkës me materialet që kanë në dispozicion. (Shihni figurën më poshtë nga revista “Miku” e marsit 2024.)

Mjete të mundshme për veprimtarinë e punëdores përfshijnë:

  • letër
  • bojëra dhjami ose bojëra uji
  • gërshërë
  • shirit ngjitës
  • një shkop
Provojeni këtë veprimtari zbavitëse punëdoreje nga revista “Miku” e marsit 2024.
Provojeni këtë veprimtari zbavitëse punëdoreje nga revista “Miku” e marsit 2024.