Transmetimi “Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit” me Plakun Diter F. Uhtdorf

Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, do të flasë në një transmetim të veçantë me titull “Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit”, ditën e diel, më 12 qershor 2022.

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

Kjo ngjarje e pashoqe është për të gjithë anëtarët e Kishës që japin mësim ose në thirrjet e tyre ose në shtëpitë e tyre.

Plaku Uhtdorf do të tregojë parime me qëllimin për ta ndihmuar çdo anëtar që të gjejë gëzim dhe sukses në mësimdhënien e ungjillit dhe ta rritë aftësinë e vet për të dhënë mësim si Shpëtimtari.

I nxitim udhëheqësit vendorë që të përcaktojnë një datë dhe një orar për ta shikuar ngjarjen, si t’u përshtatet më së miri anëtarëve të Kishës në zonën e tyre. Mbledhjet e këshillit të mësuesve mund të jenë një mundësi ideale për ta parë transmetimin.

Si të Shikohet

Duke filluar nga data 12 qershor, transmetimi do të jetë në dispozicion për t’u parë në gjuhë të ndryshme në:

Për hollësitë e transmetimit, përfshirë burimet e transmetimit, gjuhët në dispozicion dhe titrat për personat me probleme dëgjimi, referojuni programit të transmetimit.

Për ndihmë me pajisjet satelitore dhe transmetimin në internet, specialistët e teknologjisë në kunj duhet t’i referohen faqes mhtech.ChurchofJesusChrist.org.