Ne gëzohemi që e kujtojmë Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Ai u lind në rrethana të përulura. Lindjen e Tij e lajmëruan engjëj të qiellit. Ai predikoi ungjillin e pendimit, shpresës dhe jetës së përjetshme.
Ai u hapi sytë të verbërve, bëri që të shurdhët të dëgjonin, i shëroi të gjitha llojet e lëngatave dhe ringjalli të vdekurit. Ai është i Vetëmlinduri i Atit tonë në Qiell, i Parëlinduri nga fëmijët shpirtërorë të Perëndisë. Nëpërmjet flijimit dhe Shlyerjes së Tij të pafundme, ne mund të pajtohemi me Perëndinë me anë të bindjes dhe pendimit.
Në këtë periudhë drite dhe mirëdashjeje, ne gëzohemi në Jezu Krishtin dhe planin e Tij të përjetshëm për lumturinë. Ne ju ftojmë ta kërkoni Atë dhe bekimet nga paqja e Tij. Gëzuar Krishtlindjen!
Presidenca e Parë