Mesazhi i Presidencës së Parë për Pashkën – 2021

Në këtë periudhë Pashke, ne e përkujtojmë me mirënjohje Ringjalljen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Mesazhi i Presidencës së Parë për Pashkën – 2021

Ne shpallim me gëzim dhe dëshmojmë solemnisht se për shkak të Jezu Krishtit, ne të gjithë do të jetojmë përsëri.

Në qendër të planit të përjetshëm të Perëndisë është misioni i Birit të Tij, Jezu Krishtit. Ai erdhi për të shëlbuar fëmijët e Perëndisë. Nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit, ringjallja dhe pavdekësia u bënë realitet për të gjithë dhe jeta e përjetshme u bë një mundësi për të gjithë ata që do të kualifikohen. Jezusi shpalli:

“Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë.” (Gjoni 11:25–26)

Falë i qoftë Perëndisë për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe për dhuratën e Tij të Ringjalljes!