Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Kush Mendoni se Jeni?

lady-and-boy-looking-at-family-pictures
Elder Herland
Plaku Tom Atle Herland, Norvegji I Shtatëdhjetë Zonal

Në shumë vende në mbarë botën, dokumentari “Kush Mendoni se Jeni?” i ka magjepsur dhe tërhequr shikuesit dhe pjesëmarrësit e këtyre serive televizive. Shumë njerëz të famshëm iu bashkuan serive dhe janë prekur emocionalisht teksa paraardhësit e tyre janë gjetur, kërkuar dhe paraqitur. Kjo magjepsje dhe të qenit të prekur emocionalisht është interesante, veçanërisht në dritën e një pikëpamjeje të ungjillit. Pa ndihmën e specialistëve kompetentë të gjenealogjisë, këta njerëz të famshëm nuk do të kishin pasur një përvojë kaq të fuqishme.

Kush mendoni se jeni? Kush janë paraardhësit tuaj? Unë për vete jam fëmija i dy të kthyerve në besim në Kishë dhe në ungjill. Ati dhe nëna ime iu bashkuan kishës në tetor 1971. Në shkurt 1972, im atë më pagëzoi pasi kisha mbushur 8 vjeç. Im atë, një i kthyer në besim shumë besnik i kishës, filloi të bënte kërkime për historinë familjare herët, dhe ka bërë punën e historisë familjare për shumë mijëra nga paraardhësit tanë.  Im atë vazhdon të punojë me historinë e tij familjare, edhe pse është 83 vjeç. Unë sapo kam nisur të gjej emra të familjes nga ana e nënës sime. Nëna ime vdiq në 1998-ën dhe, ndonëse shumë punë ishte kryer tashmë, ka ende punë të tjera për t’u bërë. Qëllimi im është ta shoh emrin tim në kartat për ordinanca të tempullit kur shkoj në tempull po aq shpesh sa atë të atit tim apo të gruas time. Por nëse dua t’ia arrij qëllimit, unë duhet të kërkoj ndihmë, pikërisht siç pashë në dokumentarin, “Kush mendoni se jeni?” Gruaja ime – një gjenealoge shumë e zellshme – më ndihmon të gjej emra. Pa ndihmën e saj, përparimi do të kishte qenë shumë i ngadaltë. Nëse ju jeni si unë dhe shumë të tjerë, gjeni dikë që t’ju ndihmojë me këtë punë. Atëherë ju do të arrini më shumë, do të gjeni paraardhësit tuaj dhe puna në tempull për familjen tuaj do të kryhet. Është e mrekullueshme të bësh punën në tempullit. Është diçka shumë më e veçantë kur hyj në tempull për një nga paraardhësit e mi, për të cilin kam punuar vetë që ta gjej apo për të cilin kam lexuar.

Presidenti Nelson dha një bisedë të mahnitshme gjatë Konferencës së Përgjithshme të Prillit 2018 me titullin: Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë. Në këtë bisedë ai tha diçka shumë interesante e cila ka pasur një rendësi shumë të madhe për mua që atëherë: “Asgjë nuk i hap qiejt ashtu si ndërthurja e pastërtisë më të madhe, bindjes së përpiktë, kërkimit të zellshëm, ushqimit me bollëk me fjalët e Krishtit në Librin e Mormonit dhe kohës së vazhdueshme, të zotuar për punën në tempull dhe punën e historisë familjare”. [Theksimi i shtuar.] Le ta ndjekim profetin. Le t’i çojmë emrat e paraardhësve tanë në tempull.

Gjatë dekadave të fundit, ka pasur një shtim të madh ndërtimesh të tempujve të rinj. Duke qenë se kemi qasje më të madhe ndaj tempujve, është vendimtare që ju dhe unë të shkojmë aty shpesh. Një grua besnike në kishë erdhi tek unë njëherë kur shërbeja si president Kunji dhe më tha se kishte kaluar shumë kohë që kur kishte qenë në tempull. Ajo kishte ndjenja të përziera rreth tempullit. I thashë asaj që kjo nuk ishte problem. Unë vetë njihja të tjerë që kishin të njëjtën ndjenjë. E pyeta nëse ajo do të na bashkohej në një nga udhëtimet njëjavëshe nga Norvegjia për në tempullin e Stokholmit në Suedi, por të merrte pjesë vetëm në një sesion. “Vetëm një sesion në ditë”, pyeti ajo shumë e habitur. “Jo” i thashë, “Vetëm një sesion gjatë gjithë javës! Zbulo ditën në të cilën ndihesh më e tërhequr ndaj tempullit dhe merr pjesë vetëm në një sesion atë ditë. Ditët e tjera, mund të dalësh të shëtitësh rreth tempullit dhe të bësh gjëra të cilat do të bëjnë të ndihesh më pranë Krishtit”. Ajo e bëri këtë dhe ishte fillimi i një ndryshimi për të dhe për marrëdhënien që ajo kishte me tempullin.

Kush mund t’ju ndihmojë që t’i gjeni paraardhësit tuaj? Çfarë mund të bëni për të ardhur rregullisht në tempull?

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”[1].

 


[1] Gjoni 3:16