Në botën para lindjes, Ati ynë në Qiell siguroi një plan, nëpërmjet shlyerjes së Jezu Krishtit, përmes të cilit ne mund të kthehemi në praninë e Tij. Shpesh, shtegut që na prin për në shtëpi i referohemi si shtegu i besëlidhjeve, ngaqë ai i bën të qarta kriteret dhe kushtet për kthimin tonë. Një besëlidhje është një marrëveshje e shenjtë ndërmjet Perëndisë dhe një personi ose grupi njerëzish. Perëndia vendos kushte specifike dhe Ai premton të na bekojë kur u bindemi atyre kushteve (1). Presidenti Nelson dha mësim: “Zotimi juaj për ta ndjekur Shpëtimtarin nëpërmjet bërjes së besëlidhjeve me Të dhe më pas nëpërmjet mbajtjes së atyre besëlidhjeve, do ta hapë derën drejt çdo bekimi dhe privilegji shpirtëror në dispozicion të burrave, grave dhe fëmijëve kudo”(2).
Zoti i zbuloi Profetit Jozef Smith: “Ka një ligj, të shpallur në mënyrë të pakthyeshme në qiell, përpara krijimit të kësaj bote, mbi të cili[n] të gjitha bekimet bazohen – Dhe kur ne fitojmë ndonjë bekim nga Perëndia, është me anë të bindjes ndaj atij ligji mbi të cilin ai bazohet”(3). Plaku D. Tod Kristoferson na kujton: “Besëlidhjet që Perëndia u ofron fëmijëve të Tij, bëjnë më shumë sesa të na udhërrëfejnë. Ato na lidhin me Të dhe, të lidhur me Të, ne mund t’i mundim të gjitha gjërat.”(4) Na është premtuar nga Zoti se Ai lidhet kur ne bëjmë atë që Ai thotë, “Por kur nuk e bëni çfarë ju them, ju nuk keni premtim” [– thotë Ai] (5).
Gjatë gjithë kohës Perëndia ka bërë besëlidhje me popullin e Tij. Dimë se Zoti bëri besëlidhje me Adamin dhe Evën, me profetë pas tyre dhe me shumë të tjerë. Në kohën tonë, ne shpesh flasim rreth besëlidhjes që Perëndia bëri me Abrahamin – Besëlidhja e Abrahamit. Perëndia premtoi që do t’i bekonte Abrahamin dhe pasardhësit e tij, “me bekimet e Ungjillit, të cilat janë bekimet e shpëtimit, madje të jetës së përjetshme”(6).
Si trashëgimtarë të Besëlidhjes së Abrahamit, ne kemi një përgjegjësi t’ia çojmë ungjillin të gjithë njerëzve të tokës, t’i ftojmë të tjerët të vijnë tek Krishti dhe të lidhen me Të. Ftesa drejtuar të tjerëve për të ardhur tek Krishti është një ftesë për të hyrë në shtegun e besëlidhjeve, për t’ia hapur derën nëpërmjet “besëlidhjes së pagëzimit çdo bekimi” dhe së fundmi për të marrë dhuratën më të madhe nga të gjitzs së përjetshme (7).
Bekimet që Perëndia ia premtoi Abrahamit dhe pasardhësve të tij rreth mbledhjes së madhe të ditëve të mëvonshme, po përmbushen në kohën tonë. Presidenti Nelson shpalli: “Ajo mbledhje është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në tokë sot. Asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga rëndësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhështia. … Në çfarëdo kohe që bëni çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën prej anëve të velit – të hedhë një hap drejt bërjes së besëlidhjeve … me Perëndinë dhe marrjes së ordinancave të veta thelbësore të pagëzimit dhe tempullit, ju po ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Kaq e thjeshtë është.”(8)
Çdo javë neve na jepet mundësia të reflektojmë për besëlidhjet që kemi bërë me Perëndinë. Kur e marrim me denjësi sakramentin, ne rizotohemi dhe përpiqemi fort që ta kujtojmë gjithmonë Jezu Krishtin dhe ta marrim mbi vete emrin e Tij. Kur i zbatojmë urdhërimet e Tij, ne do ta kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me ne (9). Është nëpërmjet marrëdhënies sonë besëlidhëse me Perëndinë që ne arrijmë ta njohim Atë dhe të përgatitemi për t’u kthyer në shtëpi që të marrim dhuratën më të madhe nga të gjitha dhuratat e Perëndisë. “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.”(10)
-
Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Topical Guide, [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]
-
Rasëll M. Nelson, “Teksa Ecim Përpara së Bashku”, Ensign ose Liahona, prill 2018, f. 6–7
-
Doktrina e Besëlidhje 130:20–21
-
D. Tod Kristoferson, “Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve”, Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2021
-
Doktrina e Besëlidhje 82:10
-
Abraham 2:9–11
-
Doktrina e Besëlidhje 14:7
-
Rasëll M. Nelson, “Shpresa e Izraelit”, Takim Shpirtëror Mbarëbotëror për Rininë, 3 qershor 2018
-
Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79
-
Gjoni 17:3