Mbyllja e Tempullit të Romës

    Tempullit të Romës

    Ishte planifikuar që Tempulli i Romës i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të mbyllej duke filluar nga data 21 mars 2020 për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tij vjetore. Duke marrë parasysh çështjet me virusin Korona dhe duke dëshiruar të jemi në përputhje me njoftimin e kohës së fundi nga qeveria italiane për t’i mbyllur universitetet dhe shkollat, tempulli do ta afrojë këtë datë dhe do të mbyllet që nga data 6 mars 2020. Do të bëhet një njoftim në të ardhmen lidhur me datën e hapjes. Për individët dhe çiftet me takime të caktuara për ordinancat për të gjallët do të bëhen rregullime gjatë kësaj kohe duke u vënë në kontakt me presidencën e tempullit. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

    Presidenca e Zonës së Europës