Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

“Materiale Filmike” të Reja “nga Libri i Mormonit” do të Vijnë në Vitin 2024

Përfundoi xhirimi i filmimit për seritë

Kisha e Jezu Krishtit e përfundoi xhirimin e “Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit”. Materiale të reja filmike që përmbyllin seritë me 45 episode, do të publikohen në kohën e duhur për studimin e programit “Eja, Më Ndiq” të Librit të Mormonit në vitin 2024. Këto do të përfshijnë historitë e kapiten Moronit dhe titullit të lirisë, të luftëtarëve të rinj në moshë dhe besnikë të Helamanit dhe të Samuel Lamanitit, mes të tjerave.

Nga projekti “Materiale Filmike nga Libri i Mormonit”: Moroni ngre titullin e lirisë (Alma 46).
Nga projekti “Materiale Filmike nga Libri i Mormonit”: Moroni ngre titullin e lirisë (Alma 46).

Njëmbëdhjetë episode të reja do të publikohen gjatë gjithë vitit që të shoqërojnë mësimet në temat vijuese:

  • Jakobi Jep Mësim Alegorinë e Pemës së Ullirit | Jakobi [LiM] 5
  • Zoti Çliron Popullin e Limhit dhe të Almës | Mosia 21–24
  • Zoti Çliron Popullin e Amonit | Alma 23–27
  • Moroni Ngre Titullin e Lirisë | Alma 46
  • Ushtarët e Rinj të Helamanit Luftojnë për Liri | Alma 53–58
  • Nefi dhe Lehi Dëshmojnë për Jezu Krishtin | Helamani 5
  • Samuel Lamaniti Profetizon për Jezu Krishtin | Helamani 13–16; 3 Nefi 1
  • Zoti i Shfaqet Vëllait të Jaredit | Ethëri 1–6, 12–13
  • Mormoni Ruan Analin e Shenjtë | 3 Nefi 5; Mormoni 1–7
  • Mormoni Jep Mësim rreth Besimit, Shpresës dhe Dashurisë Hyjnore | Moroni 7
  • Mormoni Jep Mësim rreth Shpëtimit të Fëmijëve të Vegjël | Moroni 8

 

Shumica e episodeve të “Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit” do të jenë në dispozicion në vitin 2024 në 60 gjuhë. Pjesë të serive do të jenë në dispozicion edhe në gjuhë të tjera. Një pjesëz prezantuese e re filmike për seritë e plota është tani në dispozicion.

https://youtube.com/embed/JzqA373QrKQ

“‘Materialet Filmike nga Libri i Mormonit’ janë hartuar që t’i ndihmojnë individët, familjet dhe miqtë ndërkohë që mësojnë nga Libri i Mormonit”, – tha Plaku Dejvid P. Homer, kryetari i Komitetit të Kishës për Shkrimet e Shenjta në Mediat. “Për disa njerëz, ato do ta zgjerojnë studimin e tyre të shkrimeve të shenjta. Për të tjerë, ato mund të jenë një paraqitje fillestare e tekstit të shenjtë. Dhe akoma për njerëz të tjerë, ato mund të sigurojnë përfshirje dhe kuptueshmëri atje ku analfabetizmi dhe leximi janë një sfidë.”

Deri më tani 34 episode të “Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit” janë në dispozicion në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] te ChurchofJesusChrist.org, në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në YouTube. Materiale të reja filmike shtesë do të shtohen në këto vende ruajtjeje me shfaqje sipas kërkesës, ndërkohë që ato publikohen në vitin 2024.

Pjesë të tjera nga prodhimi i “Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit”, përfshirë fragmente të shkurtra filmike, fotografi, regjistrime të muzikës dhe materiale filmike për veprimtarinë prapa skenave, janë në dispozicion për shenjtorët e ditëve të mëvonshme që të përdoren në mesazhet e shpërndarjes së ungjillit në vetë mediat e tyre shoqërore. Që të shihni se çfarë është në dispozicion, shkoni në Church Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit të Kishës] te ChurchofJesusChrist.org. Gjithashtu së shpejti do të publikohen përvoja të reja të realitetit ndërveprues/realitetit virtual që përfaqësojnë Lehin dhe vegimin e tij të pemës së jetës dhe vizitën e Shpëtimtarit të ringjallur, Jezu Krishtit, te njerëzit e lashtë të Librit të Mormonit. Këto përvoja do të botohen me mësimet përkatëse të programit “Eja, Më Ndiq” në vitin 2024.

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit dhe pohon të vërtetat që gjenden në Biblën e Shenjtë. Ndërkohë që Bibla jep hollësi të ngjarjeve në Hemisferën Lindore, Libri i Mormonit dokumenton jetën e banorëve të kontinenteve të lashta amerikane. Ngjarja kurorëzuese e shënuar në Librin e Mormonit është shërbesa vetjake e Zotit Jezu Krisht mes banorëve të kontinenteve të lashta amerikane pak kohë pas ringjalljes së Tij.