Këtë të diel që vjen, më 31 maj, do të jepet një transmetim i veçantë për anëtarët e Kishës, që paraqet përpjekjet për bamirësi dhe mbështetje te vetja nga ana e Kishës në të gjithë Zonën e Europës Qendrore.
Materiali filmik “Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë” do të zërë 30 minutat e para të mbledhjes së zakonshme të së dielës së 5‑të, pas mbledhjes së sakramentit. Në 15 minutat e mbetura do të lejohen diskutimet në nivel vendor në secilën lagje dhe degë.
Materiali filmik do të shfaqet në të gjitha njësitë e Kishës, përveç atyre që kanë planifikuar konferencat e kunjit ose distriktit. Këto njësi do të mund ta shfaqin programin në një kohë të mëvonshme.
“Qëllimi ynë për realizimin e këtij materiali filmik ishte për të shprehur falënderimet ndaj anëtarëve të Kishës për dhurimet e tyre dhe shërbimin e tyre për t’u përkujdesur për njerëzit nevojtarë në të gjithë zonën tonë”, – tha Kristian Otikeri, përgjegjës për Sektorin e Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja në Zonën e Europës Qendrore. “Dhe ato nevoja janë të mëdha.”
Përveç shfaqjes së materialit filmik me projektet e tanishme dhe të kohëve të fundit të bamirësisë, materiali filmik përfshin intervista me anëtarë të Kishës të cilët i kanë përdorur burimet e shumta të mbështetjes te vetja, të ofruara nga Kisha, për t’i ndihmuar të bëhen të pavarur dhe të mbështetur te vetja, nga emigrantët tek azilkërkuesit e deri tek ata që përpiqen të përparojnë në arsimim.
Materiali filmik përfshin një mesazh nga Presidenti i Zonës së Europës Qendrore, Plaku Ruben V. Alliod.
Materiali filmik është përkthyer në 23 gjuhë përveç gjuhës angleze, përfshirë farsishten për herë të parë.