Lojra Familjare

Playing
Playing 2

Në 13 Tetor, presidenca e shkollës së të dielës në Lagjen 2-të, të kunjit Tiranë, Shqipëri, të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve te Mëvonshme, organizoi një aktivitet me lojra familjare.

Të ftuar ishin të gjithë anëtarët, kërkuesit, dhe miqë të Lagjes. Fokusi i këtij aktiviteti ishte rritja shpirtërore duke kaluar një mbrëmje të këndshme me familjet tona dhe familjen e madhe të Lagjes.

Ky aktivitet ishte një mundësi për të gjithë të krijonin dhe forconin marrëdhëniet personale me anëtarë dhe jo anëtarë në lagje duke u zbavitur sëbashku si dhe të ndjenin Shpirtin dhe dashurinë e Atit tonë Qiellor.

Ashtu si thuhet në 'Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës', 'Lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht.' Ky aktivitet ishte një mundësi për të gjithë që morrën pjesë të afroheshin me Jezu Krishtin duke kaluar kohë cilësore me familjet e tyre.