Lidhja në Largësi: Sjellja e Brezave së Bashku 

Përpjekja e organizatës së grave ‘London Britannia’ për t’u lidhur gjatë pandemisë

“Dhe vini re, unë jua them këto gjëra që ju të mund të mësoni urtësi; që ju të mund të mësoni se kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17).

Në mbarë botën, njerëzit kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pandemisë. Anëtarët besnikë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk bëjnë përjashtim. Shoqërimi është një nga ato humbje të mëdha. Largësia shoqërore është në konflikt me aftësinë për të parë miqtë, familjen dhe fqinjët po aq shpesh sa më parë. Kjo çështje është e dëmshme për anëtarët, si të rinj dhe të vjetër. Duke kërkuar për një zgjidhje, filloi projekti Generation Link [Lidhja e Brezave].

Kendis Mekallistëri – Presidentja e Organizatës së Grave
Kendis Mekallistëri – Presidentja e Organizatës së Grave

Kendis Mekallistëri është presidentja e Shoqatës së Ndihmës [organizatës së grave] në bashkësinë ‘London Britannia’ të të Rinjve në Moshë Madhore  në Mbretërinë e Bashkuar. Në mes të pandemisë, ajo dhe grupi i grave vendosën të gjenin një zgjidhje për situatën e tyre të izoluar. Ajo thotë: “Londra njihet si një qytet i vetmuar … mund të jetë vërtet e vështirë të gjesh lidhje.” Kendisi i foli  peshkopit të saj vendor rreth asaj se sa sfiduese mund të jetë të lidhesh me breza të ndryshëm si e re në moshë madhore. Gratë e moshuara në zonë po luftonin gjithashtu me vetminë për shkak të pandemisë. Ajo kuptoi se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar këto gra ishte që t’i bashkonte ato në internet nëpërmjet Projektit Generation Link [Lidhja e Brezave].


Shërbimi ynë ishte gëzim i pastër, ndërsa mendonim për ato gjëra që këto dy [gra] na kishin dhënë


Si pjesë e shtrirjes, organizata e grave ‘London Britania’ nisi komunikimin dhe ndërveprimin me gratë e moshuara në zonën e tyre. Çdo grua e Re në Moshë Madhore që dëshironte të merrte pjesë ishte e ftuar të mbante lidhje me një grua më të moshuar ose të ve. Nëpërmjet thirrjeve telefonike në largësi, secila palë zbuloi hollësi të jetës së njëra-tjetrës dhe gjeti shoqëri gjatë një situate të padëgjuar më parë.

Pjesëmarrësja Martsi Ueb pati mundësinë të takonte dy gra, Meri Udsin dhe Margaret Kanhamin, të cilat u rritën dhe u bashkuan me kishën së bashku. Ato u bënë shoqe për gjithë jetën dhe kanë jetuar bashkë në të njëjtën shtëpi gjatë pandemisë me mamanë e Merit.  Martsi u miqësua me to gjatë projektit Generation Link [Lidhja e Brezave], dhe ajo e bashkëshorti i saj, udhëheqësi i bashkësisë, qenë në gjendje t’i takonin ato personalisht, pas lehtësimit të kufizimeve të mbylljes prej COVID-19. Ajo tha: “Shërbimi ynë ishte gëzim i pastër, ndërsa mendonim për ato gjëra që këto dy [gra] na kishin dhënë. Ngurroj të them se ky ishte ‘shërbim’ sepse ne ishim përfituesit e dashurisë së tyre si të Krishtit.”

Meri Udsi, Margaret Kanhami dhe Dafne Ellenderi
Meri Udsi, Margaret Kanhami dhe Dafne Ellenderi

Ky projekt solli së bashku gra me përvoja shumë të ndryshme në jetë për të mësuar më shumë për njëra-tjetrën. Kendis Mekallisteri tha: “Çdo gjë që mund të jepni thjesht do të shumëzohet. Ju kurrë nuk e dini se çfarë nënkupton kjo për njerëzit.” Duke i shërbyer njëra-tjetrës, secila grua fitoi në internet një shoqe të papritur dhe të përkujdesur.