Libri “Saints” [“Shenjtorët”], Vëllimi 3 tregon histori të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme nga mbarë bota

Kapitulli më i ri i historisë zyrtare të Kishës thekson kontributet e besimtarëve europianë

father and daughter reading a book together
Saints Volume 3, book

Vëllimi i tretë i shumëpritur i librit “Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days” [“Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme”], u botua sot në 14 gjuhë, duke arritur një publik nga e mbarë bota. Ky libër më i ri [me nëntitull] “Boldly, Nobly, and Independent” [“Të Guximshëm, Fisnikë dhe të Pavarur”], tregon historinë e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme nga viti 1893 deri në 1955‑ën, duke përfshirë ndërtimin e tempullit të parë në tokën europiane dhe përvojën e ushtrimit të besimit pas Perdes së Hekurt.

“Saints”, Volume 3 [“Shenjtorët”, Vëllimi 3] tani është në dispozicion për t’u blerë nga dyqani i Kishës në internet dhe në dyqanet e shitjeve me pakicë. Versioni digjital është në dispozicion falas në faqen e internetit të Kishës dhe te pjesa Church History [Historia e Kishës] në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Vëllimet e mëparshme të librit “Saints” [“Shenjtorët”] përqendrohen te Rivendosja e hershme ndërsa shenjtorët e ditëve të mëvonshme u mblodhën për të ndërtuar tempujt në Kirtland, Navu dhe Jutë. Edhe pse këta libra përfshinin ndodhi nga Anglia, Skandinavia dhe Ishujt e Paqësorit, pikërisht në Vëllimin 3 historia bëhet vërtet e përbotshme. Më shumë se gjysma e librit zhvillohet jashtë Shteteve të Bashkuara, me tregime të përqendruara në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Oqeani. Në pikën kulmore të librit, Presidenti Dejvid O. Mek-Kei përkushton tempullin e Zvicrës, të parin në Europë. Shenjtorëve europianë nuk do t’u duhej më të kalonin oqeane për të marrë pjesë plotësisht në bekimet e ungjillit të rivendosur.

Saints books

“Lexuesit do të ndiejnë gëzim dhe ndonjëherë keqardhje, ndërkohë që mësojnë për përvojat e shenjtorëve nga mbarë bota”, – tha Plaku LeGrand R. Kurtis i Riu, Historian dhe Dokumentues i Kishës. “Në këtë vëllim të ri shohim shkurtimisht për herë të parë tempujt që bekojnë anëtarët e Kishës jashtë Amerikës së Veriut, dhe shohim ndikimin e fuqishëm që kanë ordinancat në ata tempuj te shenjtorët.”

Ndërkohë që për shumë prej lexuesve janë të njohura epokat më të hershme të historisë së Kishës, “Saints”, Volume 3 [“Shenjtorët”, Vëllimi 3] nxjerr në dritë një periudhë më pak të njohur të historisë së shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Është një periudhë modernizmi, duke filluar që me njerëzit që udhëtonin me karroca me kuaj dhe komunikonin me telegraf e duke përfunduar me një epokë avionësh supersonikë dhe televizorësh me ngjyra.

“Vëllimi 3 përmban një periudhë shndërrimesh dramatike në botë dhe në kishë, si në institucion, ashtu edhe në jetën dhe përvojat e përditshme të njerëzve”, – tha Liza Olsen Teiti, një redaktore e përgjithshme e serive. “Këto shndërrime i tregojmë nëpërmjet syve të shenjtorëve të përditshëm anembanë botës: një mbajtësi të ri të priftërisë në Sinsinati, një motre misionare japonishtfolëse në Havai, një çifti të sapomartuar që has pasiguri dhe masa kufizuese matanë Murit të Berlinit.”

two young women read a book together

Ndërsa lexuesit hasin vështirësi të mëdha ekonomike, luftëra globale brutale dhe një epidemi gripi në libër, ata do të kuptojnë se të mbajturit fort pas besimit në kohë trazirash nuk është diçka e re për shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Ka histori të grave dhe burrave që përballen me dyshimin dhe shtypjen, por edhe histori shprese dhe pajtimi, teksa anëtarët e Kishës ofrojnë ndihmë për t’u shërbyer dhe për t’i bekuar fqinjët e tyre.

Për lexuesit që duan të thellohen edhe më shumë në historinë e shenjtorëve, Kisha ka botuar gjithashtu dhjetëra Tema të reja të Historisë së Kishës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] [varianti anglisht], duke ofruar paraqitje të hollësishme temash të një game që nga periudha e Depresionit të Madh deri te Seminaret dhe Institutet. Sot nis edhe sezoni i tretë i programit zanor në internet [podcast] për librin “Saints” [“Shenjtorët”], i cili shkon deri prapa skenave për të treguar më tepër për njerëzit dhe ngjarjet te librat. Sezonet e mëparshme të programit zanor në internet kanë arritur numrin e qindra mijëra dëgjuesve.

Libri “Saints” [“Shenjtorët”], i cili përfundimisht do të përmbajë katër vëllime, është historia zyrtare e tretë me shumë vëllime e prodhuar nga Kisha. Jozef Smithi e autorizoi dhe mbikëqyri shkrimin e historisë së parë të Kishës në vitet 1830 dhe ajo u botua në fillim të vitit 1842. Historia e dytë u botua në vitin 1930 nga Ndihmëshistoriani i Kishës, B. H. Robertsi, përpara se anëtarësia e Kishës të arrinte në 1 milionë vetë.