Mësoni Pesë Mësime nga Profeti Nefi

Libri i Mormonit: Të Vërteta që Mund ta Bekojnë Jetën Tuaj

Golden Plates
Reading

Libri i Mormonit tregon rreth marrëdhënieve të Perëndisë me popullin e Tij në kontinentet e lashta amerikane. Dy librat e parë në Librin e Mormonit, 1 Nefi dhe 2 Nefi, u shkruan kryesisht nga një profet i lashtë, i quajtur Nefi. Shkrimet e Nefit në Librin e Mormonit japin një rrëfim të jetës dhe familjes së tij. Nefi dhe familja e tij ishin izraelitë të lashtë që ikën për në kontinentet amerikane rreth vitit 600 pr.K.

Jeta e Nefit nuk ishte e lehtë – ai vuajti teksa ai dhe familja e tij e braktisën shtëpinë dhe pasurinë e tyre, vëllezërit e tij më të mëdhenj u përpoqën ta vrisnin, ai udhëtoi përmes një vendi të shkretë për vite të tëra, ai guxoi të kalonte një oqean të rrezikshëm dhe krijoi një jetë të re në kontinentet amerikane (shih 1 Nefi dhe 2 Nefi). Por pavarësisht nga vështirësitë me të cilat u përball, besimi i Nefit në Perëndi mbeti i sigurt dhe i qëndrueshëm. Vazhdojeni leximin për të zbuluar vetëm disa nga mësimet e Nefit, të cilat janë po aq të përshtatshme sot sikundër ishin qindra vite më parë.

nephi-book-of-mormon.jpg

Mësimi Nr. 1 i Nefit në Librin e Mormonit: Kini Besim në Perëndi

Sot, shumë njerëz e kanë të vështirë që të kenë besim te Perëndia, ngaqë ka gjëra rreth Tij që ata nuk mund t’i kuptojnë ose për shkak të pyetjeve që kanë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Nefi është autori i fjalëve të mëposhtme në Librin e Mormonit: “Unë e di se [Perëndia] i do fëmijët e tij; megjithatë, unë nuk e di kuptimin e të gjitha gjërave” (1 Nefi 11:17). Nga dëshmia e Nefit, mësojmë që ne mund ta dimë se Perëndia është atje dhe se Ai na do, edhe nëse nuk e kuptojmë çdo gjë rreth Tij apo rreth botës ndonjëherë të padrejtë që na rrethon.

nephi-book-of-mormon.jpg

Mësimi Nr. 2 i Nefit në Librin e Mormonit: Besoni në Jezu Krisht

Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin. Ashtu si profetët e tjerë të Librit të Mormonit, Nefi shpalli rëndësinë e të besuarit në Jezu Krisht: “Dhe, ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26). Shenjtorët e ditëve të mëvonshme sot janë mirënjohës për dëshmitarët e Jezu Krishtit në Librin e Mormonit dhe besojnë se një studim i kujdesshëm i Librit të Mormonit mund t’i ndihmojë të gjithë njerëzit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin e tyre dhe t’i afrohen Atij.

nephi-book-of-mormon.jpg

Mësimi Nr. 3 i Nefit në Librin e Mormonit: Besoni në Dashurinë e Perëndisë për të Gjithë

Shkrimet e Nefit përmbajnë mesazhin e fuqishëm se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij. Për shembull, Nefi shkroi: “Vini re, a ka urdhëruar Zoti ndonjë se nuk duhet të marrë pjesë në mirësinë e tij? Shikoni, unë ju them: Jo; por të gjithë njerëzit gëzojnë të njëjtin privilegj si njëri, ashtu edhe tjetri dhe asnjëri nuk është i ndaluar” (2 Nefi 26:28, shih edhe vargjet 32–33). Sot, Krishti vazhdon t’ua bëjë me shenjë të gjithë njerëzve që të vijnë tek Ai. Ish‑Presidenti Diter F. Uhtdorf, një udhëheqës shenjtor i ditëve të mëvonshme, dha mësim: “Kur mendoj për Shpëtimtarin, shpesh e përfytyroj Atë me duar të shtrira, duke i zgjatur për të ngushëlluar, shëruar, bekuar dhe dashur. … Kjo është ajo çka Ai bëri gjatë jetës së Tij në vdekshmëri; është ajo çka do të ishte duke bërë nëse do të jetonte mes nesh sot” (“Ju Jeni Duart e Mia”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 68). Shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme anembanë botës përpiqen ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit duke u zgjatur drejt të tjerëve në një shërbim plot dashuri.

Mësimi Nr. 4 i Nefit në Librin e Mormonit: Zbatojini Urdhërimet e Perëndisë

Nefi ishte një shembull i shkëlqyer i zbatimit të urdhërimeve të Perëndisë, edhe kur dukej e pamundur për ta bërë këtë (shih 1 Nefi 3–4). Në Librin e Mormonit, Nefi shkroi: “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar, pasi e di se Zoti nuk u jep urdhërime fëmijëve të njerëzve pa përgatitur një udhë për ta, që ata të mund të plotësojnë gjënë, që ai i urdhëron” (1 Nefi 3:7). Shembulli i tij mund të na japë vetëbesim se Zoti do të na ndihmojë edhe ne ndërsa përpiqemi ta ndjekim Atë, dhe se Ai kurrë nuk do të na kërkojë më shumë nga ajo që mund të bëjmë me ndihmën e Tij.

nephi-book-of-mormon.jpg

Mësimi Nr. 5 i Nefit në Librin e Mormonit: Kini Shpresë dhe Vazhdoni Përpara

Pranë fundit të analit të tij, Nefi i nxiti lexuesit e tij me një mesazh frymëzues shprese dhe dashurie për të tjerët. Nefi shkroi: “Kështu që, ju duhet të shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht, duke pasur një ndriçim të përkryer të shpresës dhe një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit. Prandaj, në qoftë se ju do të shkoni përpara, duke u ushqyer me bollëk mbi fjalën e Krishtit dhe të duroni deri në fund, vini re, kështu thotë Ati: Ju do të keni jetën e përjetshme” (2 Nefi 31:20). Fjalët e Nefit japin nxitje që është po aq me vend sot sa ç’ishte edhe në kohën kur Nefi e shkroi atë. Fjalët e tij na mësojnë rëndësinë e shpresës dhe të këmbënguljes, pavarësisht nga ajo që ndodh në botën rreth nesh.

Mësoni më shumë

Shumë profetë të Librit të Mormonit, përveç Nefit, dëshmuan për Jezu Krishtin. Për të mësuar më shumë se çfarë është Libri i Mormonit apo për të kërkuar një kopje falas, vizitoni ejanitekrishti.org.