Lehi Sheh një Vegim të Pemës së Jetës
Zbulojeni se si fillon Libri i Mormonit duke parë serinë e parë të materialeve filmike.
1 Nefi 1–2 | Zoti e udhëzon Lehin që të largohet nga Jerusalemi bashkë me gruan e tij, Sarian, dhe katër bijtë – Lamanin, Lemuelin, Samin dhe Nefin.
1 Nefi 3–5 | Lehi i dërgon në Jerusalem bijtë e tij që të marrin analet e shenjta. Ata ia dalin mbanë në mënyrë të mrekullueshme me gjithë sfidat dhe mosmarrëveshjet e brendshme.
1 Nefi 7 | Familja e Ishmaelit bashkohet me bijtë e Lehit. Lamani dhe Lemueli e lidhin Nefin, por besimi i tij e shpëton. Gjithçka merr falje dhe udhëtimi vazhdon.
1 Nefi 8 | Lehi sheh një vegim të mbushur me simbolikë. Në qendër të vegimit të tij është pema e jetës dhe ngrënia e frutës së saj.
1 Nefi 16 | Familjet e Lehit dhe Ishmaelit e vazhdojnë udhëtimin e tyre nëpër vendin e shkretë dhe udhëhiqen nga Zoti në besim.
1 Nefi 17–18 | Nefi ndjek urdhërimin e Zotit për të ndërtuar një anije, pavarësisht përndjekjes nga vëllezërit e tij më të mëdhenj.
1 Nefi 18 | Familja e Lehit lundron për në tokën e premtuar me anijen e ndërtuar nga Nefi dhe vëllezërit e tij.
2 Nefi 1–4 | Lehi jep mësim se Jezu Krishti është thelbësor në planin e Perëndisë për shpëtimin dhe se ata që e ndjekin Shpëtimtarin dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij, do të bekohen.
2 Nefi 5 | Vëllezërit më të mëdhenj të Nefit zemërohen me të dhe duan ta vrasin. Zoti i lajmëron Nefin dhe njerëzit e tij që të ikin e të zënë një tokë të re. Ata jetojnë sipas mënyrës së lumturisë.
2 Nefi 6–10 | Jakobi, profet në Librin e Mormonit, gëzohet në urtësinë e Perëndisë që i siguron një Shpëtimtar njerëzimit. Profetizon për Jezu Krishtin dhe jep mësim Shlyerjen e Ringjalljen e Tij.
2 Nefi 31–32 Nefi u mëson pagëzimin e doktrinën e Krishtit. Ai thotë që të vazhdojnë me shpresë të përkryer në Të; ta duan Perëndinë, gjithë njerëzit; e të ushqehen me bollëk me fjalët e Krishtit.