Bosnjë dhe Hercegovinë

Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] dhe organizata Muslim Aid [Ndihma Myslimane] Ndërtojnë 2720 Serra në Bosnjë‑Hercegovinë

Mund të pyesë dikush. Duke i mbrojtur kulturat e prodhimit nga moti boshnjak, serrat e trefishojnë kohëzgjatjen e periudhës boshnjake për rritjen e bimëve dhe e dyfishojnë rendimentin e bimëve që rriten brenda tyre

Muslim Aid [Ndihma Myslimane]
Muslim Aid [Ndihma Myslimane]

Ajo që nisi si një kontribut modest me 20 serra në vitin 2014, është rritur në një përpjekje shumë më të gjerë mes Latter-day Saint Charities [Organizatës Bamirëse të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] dhe organizatës Muslim Aid [Ndihma Myslimane] që kanë bashkëfinancuar rreth 2720 serra në Bosnjë‑Hercegovinë. Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] është krahu humanitar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Prej fillimit të shekullit të 21‑të në Bosnjë‑Hercegovinë, deri në 31 për qind e popullatës së papunë që kërkon të gjejë pavarësinë nëpërmjet punës së ndershme, nuk ka pasur mundësi ta gjejë atë.

Kjo është arsyeja pse, në vitin 2014, kur norma e papunësisë qe ende në nivel shqetësues prej 27 për qind, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme vendosi se do të ishte gjëja më e efektshme të punonte përkrah organizatës bamirëse të mirënjohur prej një kohe të gjatë Muslim Aid [Ndihma Myslimane] dhe kjo ishte koha kur filloi projekti i serrave.

Përse serra? – mund të pyesë dikush. Duke i mbrojtur kulturat e prodhimit nga moti boshnjak, serrat e trefishojnë kohëzgjatjen e periudhës boshnjake për rritjen e bimëve dhe e dyfishojnë rendimentin e bimëve që rriten brenda tyre, duke vepruar me efektshmëri deri në gjashtëfishimin e mundësisë që ekziston në bujqësi, duke u lejuar familjeve të ushqejnë veten si dhe ta shesin tepricën. Serrat nuk dhurohen pa u dhënë përfituesve mundësinë më të mirë për t’ia dalë mbanë me to. Çdo individ ose familje me aq fat sa të marrë një serrë, merr gjithashtu një trajnim ballë për ballë nga një agronom i përgatitur, fara dhe filiza gjatë vitit të parë të prodhimit dhe ndjekje ecurie të rregullta.

Dhënia e një serre dhe trajnimeve shoqëruese të nevojshme që marrësit të kenë dobi të plotë, në vend që thjesht t’u ofrohej ushqim, është në të vërtetë dhënia e një dhurate që vazhdon të dhurojë dhe kështu ka qenë me siguri për 90 për qind të serrave të marra pesë ose më shumë vjet më parë, që janë ende në funksionim.

Kështu i ka ndodhur edhe 50‑vjeçarit Elkaz Hyseini, i cili së bashku me të shoqen mbahet nga shitja e specave dhe domateve që u teprojnë. Ndërkohë që Elkazi nuk kishte gjetur dot punë më parë për shkak të statusit të refugjatit dhe vështirësisë me sëmundjen mendore, tani ai gëzon një vetëmjaftueshmëri më të madhe. Këtë vit, ai dhe bashkëshortja e tij po mbjellin luleshtrydhe me shpresën që të nxjerrin edhe më shumë përfitime.

Bashkëshortja e Elkaz Hyseinit, duke mbajtur një dorë luleshtrydhesh që kanë zgjedhur t’i prodhojnë këtë vit. AUTORËSIA: Muslim Aid [Ndihma Myslimane]
Bashkëshortja e Elkaz Hyseinit, duke mbajtur një dorë luleshtrydhesh që kanë zgjedhur t’i prodhojnë këtë vit. AUTORËSIA: Muslim Aid [Ndihma Myslimane]

34‑vjeçarit Haris Alajbegoviç projekti i serrave i ka dhënë qetësi në mendje se ai do të ketë ushqim të shëndetshëm për të ushqyer dy bijtë dhe prindërit e tij, pa përdorimin e pesticideve. “Kjo”, – thotë ai – “nuk ka çmim.”

Haris Alajbegoviçi dhe dy bijtë e tij përpara serrës së tyre. AUTORËSIA: Muslim Aid [Ndihma Myslimane]
Haris Alajbegoviçi dhe dy bijtë e tij përpara serrës së tyre. AUTORËSIA: Muslim Aid [Ndihma Myslimane]

Si një OJF ndërkombëtare e bazuar te besimi, organizata Muslim Aid [Ndihma Myslimane] bën çmos për t’i ndihmuar të varfrit ta kapërcejnë varfërinë në vende nëpër Afrikë, Azi dhe Europë.