Kërko nga Perëndia – A më do Perëndia pavarësisht gabimeve të mia?
Kërko nga Perëndia - Video Mesazhe
Ky material filmik e përmbledh Librin e Mormonit në 60 sekonda. Ai u përgjigjet pyetjeve: “Çfarë është Libri i Mormonit?” “Kur ndodhën ngjarjet e përshkruara në të?” “Kush përmendet në të?” dhe “Përse ka një libër shkrimi të shenjtë dhe një dëshmi tjetër për Jezu Krishtin?”
Për mormonët, vajtja në Kishë është më shumë sesa vetëm një ose dy orë një herë në javë. Kisha është një komunitet ku ka disa organizata për burrat, gratë, rininë e shumë më tepër. Shiheni këtë material filmik për të mësuar më shumë se çfarë do të thotë komunitet për mormonët.
Vdekja e një njeriu të dashur është një kohë e trishtë dhe e vështirë në jetën e çdokujt, por dijenia për atë që ndodh pasi vdesim mund të na ndihmojë ta shërojmë trishtimin që po kalojmë. Nëpërmjet Ringjalljes së Jezu Krishtit ne do të jemi në gjendje të jetojmë përsëri në një trup të përsosur me të gjithë njerëzit tanë të dashur.
Plaku Nil L. Andersen përvijon bekimet e pasjes së një profeti në tokë sot.
Kjo video e animuar jep një portretizim të shkurtër por prekës të Jezu Krishtit dhe lidhjes së Tij me secilin prej nesh.
Perëndia e bën të lehtë që ne ta ndjekim Atë duke na dhënë urdhërime. Zbatimi i urdhërimeve mund të na çojë drejt lumturisë. Ne sigurisht që nuk jemi të përsosur, por Perëndia na ka dhënë një mënyrë që të marrim falje për mëkatet tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Plaku Diter F. Uhtdorf na kthen 2000 vjet prapa në Kopshtin e Gjetsemanit dhe shpjegon arsyen pse sakrifica shlyese e Jezu Krishtit është dita më e madhërishme në histori.
Gabimet mund të shkaktojnë dhembje dhe hidhërim, por ne mund t’i lëmë pas ato dhe të gjejmë gëzim.
Zbulojeni mënyrën se si Fuqia e Shlyerjes së Krishtit na ndihmon t’i kapërcejmë të gjitha sfidat e jetës dhe më shumë.
Plaku M. Rasëll Ballard dëshmon se si shërbimi ndaj bashkënjerëzve tanë sjell bekime për të dy palët, si për shërbyesin ashtu edhe për atë që përfiton prej shërbimit.
Plaku Ulises Soares dëshmon mbi mënyrën se si besimi i qëndrueshëm te Krishti mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë sfidat e jetës.