Kunji Tiranë, Shqiperi organizoi një Konferencë të Misionarëve të moshuar më 5 gusht 2023, e krijuar për të inkurajuar anëtarët e vjetër që të konsiderojnë shërbimin në misione. Rreth 60 anëtarë nga Kunji i Tiranës dhe Distrikti i Elbasanit morën pjesë, duke shprehur dëshirën për t'i shërbyer Zotit në vitet e tyre të vjetra.
Udhëheqësit cituan Plakun Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili tha:
“Mesazhi ynë për të gjithë (qofshi një motër beqare apo çift) është i thjeshtë: ne kemi shumë nevojë për ju. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë sa më të përshtatshme për ju që të shkoni. Zoti u premton bekime të pakufizuara shërbëtorëve në vreshtin e Tij. Kështu që ju lutem shkoni. Kohët qajnë për të. Ka njerëz që kanë nevojë për ju.”
“Në terren, ju keni një mori mundësish: mund të shërbeni në zyra misioni apo tempuj, mund të forconi misionarët e rinj në moshë, mund të përforconi degë të vogla, të punoni në qendrat e programit FamilySearch ose në vendndodhje historike, të jepni mësim në Institut, të ofroni shërbim humanitar, të punoni me të rinjtë në moshë madhore, të ndihmoni në qendrat e punësimit apo në fermat e Kishës.” tha Plaku Ronald A. Rasband
Presidenti i Kunjit Jetmir Hysi dhe udhëheqësit e Misionit Tiranë, Shqipëri, Majkëll dhe Johanna Auras folën së bashku me dy çifte të moshuar nga Amerika që shërbejnë aktualisht si misionarë në Tiranë -- Plaku Dejvid Long dhe Motra Kollin Long dhe Plaku Don Brëf dhe Motra Nensi Brëf.
“Ka dy lloje misionarësh të moshuar”, shpjegoi Plaku Long. “Së pari, misionarët e moshuar mund të jenë çifte, si ne, që largohen nga shtëpia dhe paguajnë shpenzimet e tyre. Së dyti, ka misionarë të vjetër shërbimi që mund të shërbejnë ndërsa jetojnë në shtëpi. Ata nuk duhet të shqetësohen për ndonjë kosto për shërbimin dhe mund të punojnë deri në tetë orë në javë ose deri në 40 orë në javë, në varësi të detyrës dhe disponueshmërisë së tyre.
Çdo anëtar i kishës mbi moshën 40 vjeç që nuk ka fëmijë në ngarkim nën moshën 18 vjeç që jeton në shtëpi mund të shërbejë në një mision. Ata duhet të mbajnë një rekomandim aktual tempulli. Nuk ka kufi të sipërm moshe për sa kohë që jeni të shëndetshëm dhe të aftë për të shërbyer. Çiftet mund të shërbejnë për 6, 12, 18 ose 23 muaj. Motrat e moshuara beqare gjithashtu mund të shërbejnë dhe të kërkojnë sa kohë janë të disponueshme.
Nëse jeni të interesuar të shërbeni në një mision, duhet ta vizitoni fillimisht me peshkopin ose presidentin e degës. Ai do t'ju ndihmojë të mësoni rreth mundësive të ndryshme që mund të jenë të disponueshme dhe do t'ju udhëheqë përmes hapave që duhet të ndërmerrni kur të jeni gati për të shërbyer. Ju gjithashtu mund të shkoni në internet për më shumë informacion në seniormissionary.ChurchofJesusChrist.org.
“Zoti ka nevojë për sa më shumë misionarë të vjetër që të jetë e mundur për të ndihmuar në mbledhjen e Izraelit të shpërndarë”, tha Presidenti Auras. 'Nevoja nuk ka qenë kurrë më e madhe.'
Presidenti Rasëll M. Nelson i ka nxitur çiftet që “të bien në gjunjë dhe t’i kërkojnë Atit Qiellor nëse koha ka ardhur për ta që të shërbejnë në një mision”. Nga të gjitha kualifikimet, tha ai, “një dëshirë për të shërbyer mund të jetë kualifikimi më i rëndësishëm”, tha plaku Rendlund Rasband ne bisenden e tij “Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj”.
Pas drekës, Presidenti Hysi i ftoi anëtarët të shkruanin dëshmitë e tyre në Librat e Mormonit dhe më pas të udhëtonin në Qendër për t'ua dhënë ato njerëzve që takuan. Pavarësisht nga një shi i lehtë, shumë morën pjesë dhe përfunduan duke u dhënë rreth dhjetra Libra të Mormonit miqve të rinj.