Kremtoni Pashkën në Europë duke kënduar pjesën muzikore ‘Mesia’ me The Tabernacle Choir [Korin e Tabernakullit]

Ketë vit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po i fton të gjithë që të kremtojnë Pashkën me pjesën muzikore Mesia të Hendelit

Kremtoni Pashkën në Europë duke kënduar pjesën muzikore ‘Mesia’ me The Tabernacle Choir [Korin e Tabernakullit]

Mesia është një nga veprat korale më të njohura, më të dashura dhe të shfaqura më shpesh në muzikën perëndimore. Oratorioja, kompozuar nga Xhorxh Frederik Hendel në vitin 1742 në vetëm 24 ditë me një tekst shkrimesh të shenjta të përmbledhura nga Çarls Xhenëns, tregon historinë e jetës së Krishtit në tri pjesë nga lindja, te vdekja dhe përfundimisht te Ringjallja e Tij.

Ketë vit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po i fton të gjithë që të kremtojnë Pashkën me pjesën muzikore Mesia të Hendelit, e paraqitur nga The Tabernacle Choir and Orchestra at Temple Square [Kori i Tabernakullit dhe Orkestra në Sheshin e Tempullit] e transmetuar drejtpërsëdrejti te dielën më 4 prill 2021 në orën 11:00 (CET), në faqet zyrtare në Facebook dhe të faqet e internetit vendore. Për shtetet që ndjekin kalendarin ortodoks, transmetimi do të shfaqet të dielën më 2 maj 2021 në orën 11:00 (CET).

Kjo shfaqje e veçantë e pjesës Mesia u regjistrua dhe u transmetua në mbarë botën për Pashkë në vitin 2018 me të ftuar solistët e mirënjohur Amanda Udberri, Tamara Mamford, Tajler Nelson dhe Tajler Simpson. E transmetuar sërish në 2021‑in, kjo shfaqje e transmetuar do t’i mundësojë individët dhe familjet në mbarë botën që të vijnë më pranë Jezu Krishtit në shtëpitë e tyre nëpërmjet muzikës dhe tekstit të pjesës Mesia.

Si ta pasuroni përvojën tuaj e të parit të pjesës Mesia

Këtu janë burime shtesë për t’ju ndihmuar që ta pasuroni shikimin e transmetimit sipas kërkesës të shfaqjes Mesia të The Choir and Orchestra [Korit dhe të Orkestrës] (hallkat lidhëse të çojnë tek përmbajtja në anglisht).

Burime të tjera rreth pjesës Mesia të Hendelit

Faqja e internetit (tabchoir.org/messiah) e The Tabernacle Choir [Korit të Tabernakullit] përmban shumë burime të pasura informacioni të rrethanave për Hendelin, shkrimin e pjesës Mesia, biseda rreth pjesës Mesia nga udhëheqës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe më shumë. Këto burime mund të përdoren përpara ose pasi të dëgjohet transmetimi në shtëpi. Disa nga këto burime janë në dispozicion gjithashtu në frëngjisht, gjermanisht, portugalisht dhe spanjisht.