Konferencë e Përgjithshme e Veçantë mbi Rivendosjen e Lavdishme të Ungjillit të Jezu Krishtit

Jesus heals people on the American continent
Russell M. Nelson

Të dashurit vëllezërit, motrat dhe miqtë e mi,

e di se shqetësimet lidhur me shëndetin tuaj, shëndetin e familjarëve tuaj, ekonominë dhe vetë punësimin tuaj, rëndojnë shumë mbi mendjen tuaj në këtë kohë. Pandemia nga virusi COVID‑19 vazhdon të ketë ndikim te jeta e njerëzve dhe të ndërpresë veprimtaritë normale. Kjo u shtohet sfidave të tjera që ju pa dyshim po i përjetoni. Tërmetet e kohëve të fundit në Solt‑Lejk‑Siti janë vetëm një shembull i burimeve të tjera të stresit që i rritin shqetësimet tona.

Këto sfida po shkaktojnë që shumë njerëz të ndiejnë se toka po u lëkundet nën këmbë. Ata vrasin mendjen se çfarë ka vërtet rëndësi në këtë kohë trazire.

Kjo më sjell ndër mend një bashkëbisedim që pata jo shumë kohë më parë me një mik të dashur. Ky burrë ishte një zyrtar i vjetër në detyrë në qeveri në një komb tjetër, të cilin e kisha njohur prej vitesh. Kur e vizitova herën e fundit, u çudita që e pashë të hynte në mbledhjen tonë në një karrige me rrota.

Ky mik i brishtë foli atëherë. “Kam qenë shumë sëmurë për një kohë të gjatë”, tha ai. “Më të shumtën e ditëve, thjesht rri shtrirë në shtratin tim, shoh lart tavanin dhe dëshirohem ta di se çfarë është e vërtetë.”

Gjatë kohëve sprovuese, pak gjëra janë aq siguruese dhe ngushëlluese sa e vërteta. Apostulli Pal e parashikoi kohën tonë dhe profetizoi se kohë sprovuese do të vinin. Ai shtoi se SHUMË njerëz do të mësonin gjithnjë, por kurrë nuk do të ishin në gjendje të arrinin në njohjen e së vërtetës.

Ajo që është e vërtetë, është se mes errësirës së zymtë të një bote të trazuar, drita e Jezu Krishtit shkëlqen edhe më e ndritshme. Ai mund ta shprehë të vërtetën në zemrën dhe mendjen tonë teksa e kërkojmë Atë dhe mësojmë ta dëgjojmë Atë.

Lidhur me këtë, presim me padurim konferencën e ardhshme të përgjithshme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në datat 4–5 prill, gjatë së cilës do të dëgjojmë nga udhëheqësit e Kishës për Rivendosjen e lavdishme të ungjillit të Jezu Krishtit dhe për mënyrën se si ungjilli i Tij i sjell paqe jetës sonë.

Meqë në këtë kohë nuk mund të mblidhen bashkësi të mëdha, kjo konferencë do të ketë një pamje të ndryshme. Por e vërteta se Jezu Krishti është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë – dhe se plotësia e ungjillit të Tij është rivendosur në tokë – do të jepet mësim si gjithmonë.

Unë u shtrij një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë njerëzve, pavarësisht nga tradita e tyre fetare, që të bashkohen me ne nëpërmjet teknologjisë dhe të gëzohen në fuqinë ngushëlluese të së vërtetës së zbuluar. Unë ju dua. Unë lutem për ju. Dhe ju siguroj se Zoti po vëzhgon mbi ne gjatë këtyre kohëve shqetësuese.

Presidenti Nelson