Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Konferenca RootsTech 2025 Ka si Qëllim që t’i Ndihmojë Pjesëmarrësit Anembanë Botës për të ‘Zbuluar’ Historinë e Tyre Familjare

Regjistrimi për konferencën RootsTech 2025 tani është i hapur. Aktiviteti kryesor mbarëbotëror për zbulimin e familjeve është më 6–8 mars 2025, në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës dhe në internet te RootsTech.org.

Regjistrimi për konferencën RootsTech 2025 tani është i hapur. Aktiviteti kryesor mbarëbotëror për zbulimin e familjeve është më 6–8 mars 2025, në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës dhe në internet te RootsTech.org.

Konferenca RootsTech organizohet çdo vit nga FamilySearch, një organizatë ndërkombëtare dhe një faqe e mirënjohur në internet për gjenealogjinë, e financuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Regjistrohuni ose mësoni më shumë tani te RootsTech.org.

RootsTech Banner ©2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Njerëzit mbërrijnë për një fjalim të një të ftuari kryesor në konferencën RootsTech 2023 në Qendrën e Kongreseve “Solt Pallis” të enjten, më 2 mars 2023. Fotografia nga Spenser Heaps, me mirësinë e Church News.

RootsTech 2025 do të ofrojë një përzierje të orëve mësimore me prani fizike dhe atyre virtuale, veprimtari ndërvepruese dhe argëtim të krijuar për të frymëzuar dhe edukuar njerëz entuziastë ndaj historisë familjare të të gjitha niveleve. Qoftë nëse jeni një gjenealogjist me përvojë ose sapo po e filloni udhëtimin tuaj për zbulimin e familjes, konferenca RootsTech 2025 ofron diçka për çdo njeri. Përmbajtja e përzgjedhur do të jetë në dispozicion në shumë gjuhë.

Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, konferenca RootsTech ofron mënyra zbavitëse për ta ndihmuar familjen tuaj që ta shtojë dashurinë e vet për Jezu Krishtin dhe tempullin nëpërmjet mesazheve frymëzuese nga udhëheqësit e Kishës. Gjithashtu mund të mësoni këshilla të dobishme për të përdorur mjete si Ordinancat Gati, që gjenden në programet kompjuterike Mjetet e Anëtarit dhe Pema Familjare, që t’i gjeni me shpejtësi e lehtësi emrat e paraardhësve për në tempull.

Konferenca RootsTech siguron mundësi për t’u lidhur me miq të vjetër, për të gjetur miq të rinj dhe për ta zgjeruar rrjetin tuaj shoqëror. Pjesëmarrësit e RootsTech 2024 bënë më shumë se 350 milionë lidhje të reja familjare.

world map ©2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Zbulojini të afërmit tuaj në RootsTech. Gjeni dhe zbuloni njerëz të tjerë që janë pjesë e pemës suaj familjare. Jini pjesë e miliona lidhjeve anembanë globit.

Veprimtaritë e Spikatura të RootsTech 2025

  • Qindra Orë Mësimore: Zgjidhni nga një larmi e gjerë e orëve mësimore dhe seminareve praktike në internet dhe me prani fizike, të udhëhequra nga ekspertë të fushës, duke trajtuar tema për fillestarët deri tek teknikat e përparuara kërkimore. Shiheni orarin e plotë të klasave.
  • Salla e Ekspozitës: Shqyrtoni risitë dhe produktet më të fundit.
  • Sesionet Frymëzuese në Skenën Kryesore: Kënaquni me paraqitje nga persona të famshëm, influencues dhe ekspertë të cilët do të tregojnë historitë dhe idetë e tyre vetjake për familjen.

Folësit Kryesorë

Folësit kryesorë përfshijnë autorin Ndaba Mandela (nipin e Nelson Mandelës), artisten e shquar Dana Tanamaçi dhe fituesit e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike dhe Para‑olimpike Tara Dejvis‑Udholli dhe Hanter Udholli, të cilët do të zënë skenën kryesore për të treguar përvojat e tyre personale, familjare dhe historike që janë të pashoqe dhe frymëzuese.

profile pictures ©2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Folësit kryesorë përfshijnë autorin Ndaba Mandela (nipin e Nelson Mandelës), artisten e shquar Dana Tanamaçi dhe fituesit e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike dhe Para olimpike Tara Dejvis Udholli dhe Hanter Udholli.

Folës virtualë kryesorë përfshijnë familjen Los Çikaneros nga mediat shoqërore të Amerikës Latine, muzikanten filipinase Izabel Kuevas dhe personalitetin e televizionit italian Marko Luin.

profile pictures ©2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Folësit virtualë kryesorë përfshijnë familjen Los Çikaneros nga mediat shoqërore të Amerikës Latine, muzikanten filipinase Izabel Kuevas dhe personalitetin e televizionit italian Marko Luin.

Dita e Zbulimit të Familjes

E diela, më 8 mars, është Dita e Zbulimit të Familjes, një ngjarje pa pagesë në Qendrën e Kongreseve “Solt‑Pallis” ku do të luhet muzikë dhe do të ketë veprimtari për historinë familjare për të gjitha moshat.

Elder and Sister Andersen ©2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe bashkëshortja e tij, Motra Keti Andersen.

Plaku dhe Motra Andersen do të flasin në orën 13:30 sipas orës standarde në zonën e shtatë orare (MST). Ata do të japin mesazhe vetjake që përqendrohen te marrja e bekimeve të tempullit dhe të historisë familjare. Plaku Andersen ka si plan që t’i çojë pjesëmarrësit në një udhëtim virtual vetjak me të për te ferma bulmetore e viteve të tij të formimit.

Sesioni përfshin një shfaqje nga grupi Piano Guys në skenën kryesore. Shfaqja muzikore dhe fjalimet e çiftit Andersen do të transmetohen drejtpërsëdrejti dhe do të jenë në dispozicion sipas kërkesës në ChurchofJesusChrist.org.

Veprimtaritë e Ditës së Zbulimit të Familjes në Konferencën RootsTech 2025

Veprimtaritë e Ditës së Zbulimit të Familjes janë pa pagesë dhe do të ndodhin nga ora 10:00 deri në orën 15:00 më 8 mars 2025, në Qendrën e Kongreseve “Solt‑Pallis”. Veprimtaritë do të përfshijnë lojëra, projekte artistike dhe gjëra argëtuese vetëm për fëmijët, të tillë si piktura nëpër tullumbace dhe piktura në fytyrë.

Të pranishmit do të kenë mundësi të marrin pjesë në një larmi veprimtarish tradicionale nga kulturat koreane, të indianëve të Amerikës dhe të Amerikës Latine. Përveç këtyre, të ftuarit e rinj në moshë mund të përjetojnë disa teknologji të së kaluarës nga ditët e paraardhësve të tyre dhe do të marrin pjesë në veprimtari ku mësojnë për ADN‑në.

Orë mësimore për Ditën e Zbulimit të Familjes 2025

Të pranishmit në Ditën e Zbulimit të Familjes mund të shijojnë orë mësimore pa pagesë të programit RootsTech, të cilat do të ofrohen të shtunën nga ora 8:00 deri në 16:00. Në orët mësimore me prani fizike, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar. Folës të mirënjohur, të tillë si T. C. Kristenseni, Xhon e Kimberli Bajdhëuei dhe Skot e Anxhele Andersoni do të jenë prezantuesit. Temat që do të trajtohen në orët mësimore, do të jenë rreth përfshirjes së adoleshentëve në përvojat e zbulimeve të familjes, përdorimin e historive të paraardhësve tuaj për të ndërtuar ripërtëritje emocionale, një panel me pyetje dhe përgjigje lidhur me thirrjet në tempull dhe për historinë familjare, si dhe mbi gjenealogjinë e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, mes gjërave të tjera.

Për të parë se cilat nga orët mësimore të Ditës së Zbulimit të Familjes janë në dispozicion për pjesëmarrësit me prani fizike ose me anë të internetit, shihni te Sesionet për Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme.

Pjesëmarrësit virtualë mund të kënaqen me këto veprimtari digjitale:

  1. Njerëzit e ngjashëm
  2. Të Afërmit në RootsTech
  3. Krijuesi i Grupimit të Fotografive
  4. Pemët Familjare Falas
  5. Të Afërmit e Famshëm
  6. Përputhja e Personalitetit
  7. Kontribuesit Kryesorë
  8. Mbiemra të Përbashkët
  9. Mbi 200 sesione të reja në internet për Rootstech.org

Hollësitë për Regjistrimin në RootsTech

  • Konferenca me Prani Fizike: 69 dollarë amerikanë për hyrje 1‑ditore ose 99 dollarë amerikanë për hyrje 3‑ditore në më shumë se 250 sesione ekskluzive në dispozicion vetëm në Solt‑Lejk‑Siti, plus vizitës në më shumë se 120 stenda në Sallën e Ekspozitës dhe mundësisë për të mësuar drejtpërsëdrejti rreth risive të fushës.
  • Konferenca në Internet: Hyrje pa pagesë në të gjitha sesionet dhe ngjarjet virtuale në RootsTech.org.