Konferenca e të rinjve në Elbasan

Konferenca e të rinjve në Elbasan

“Ejani më pranë Jezu Krishtit” ishte tema e konferencës së të rinjve në moshë madhore beqarë që u mbajt më datë 10-11 Shkurt në ndërtesën kishtare në Elbasan. Të ftuar ishin të rinjtë nga Kunji Tiranë Shqipëri, Distrikti i Elbasanit dhe Misioni Tiranë, Shqipëri. 

Një nga të rejat pjesmarrëse në këtë aktivitet, Bajame Topalli, tregoi përvojën e saj: “Aktiviteti në Elbasan, ishte një përvojë shumë e veçantë për mua. Më pëlqeu tej mase organizimi, orët mësimore dhe mesazhet që u dhanë. Mesazhi që më la më tepër mbresë ishte fakti që çdo ndjenjë është reale. Dhembja, tundimi, vështirësitë janë reale. Satani është armiku i drejtësisë. Duke e ditur se kush është Satani, më duhet të mbaj gjithmonë Perëndinë në mendje dhe bekimet që kam marrë. Ajo që unë jam përpjekur të bëj gjatë kësaj kohe që nga aktiviteti, është të mos e harroj  dashurinë e Perëndisë dhe të tregoj dashurinë që kam për të. Jam duke dëgjuar këngë që ndihmojnë të ndiej shpirtin dhe më ndihmojnë të shmang tundimet. Po përpiqem të përmirësoj studimin e shkrimeve të shenjta dhe lutjet.” 

Gjatë kësaj konference, të rinjtë në moshë madhore u përfshinë në një aktivitet shërbimi të organizuar nga çifti humanitar Ellsworth që po shërbejnë aktualisht në Shqipëri . Në kçtë aktivitet shërbimi të rinjtë zbukuruan letra të cilat do t’iu bashkangjiteshin disa pakove që do t’u dhuroheshin nënave dhe fëmijëve të dhunuar.  

Të ftuar të veçantë të kësaj konference ishin Pako Serrano dhe Davide Lotito, specialistë të zonës për mbështetjen te vetja. Ata u mësuan të rinjve në moshë madhore beqarë rreth programit të mbështetjes te vetja. Lume Cermeli në  lidhje me këtë  orë  mësimore tha: “Në këtë konferencë mësuam më shumë për programin e mbështetjes te vetja. Mësuam cilat janë disa gjëra që janë vetëm tokësore por na ndihmojnë të arrijmë gjëra të përjetshme dhe se cilat janë disa gjëra të tjera që janë të përjetshme. Konferenca na ndihmoi të kuptojmë se cilat gjëra kanë më shumë rëndësi në këtë jetë dhe cfarë na ndihmon t’i arrijmë ato gjëra të përjetshme nëpërmjet gjërave të përkohshme ose materiale këtu ne tokë.”  Ndërsa Everaldo Qose tha për këtë orë mësimore: “Dicka që më pëlqeu ishte trajnimi mbi mbështetjen te vetja edhe fakti se të qenit shenjtorë do të sjellë bekime të përjetshme mbi mbështetjen tonë te vetja. Diçka që do të bëj tani e tutje është të marr pjesë në kursin e mbështetjes te vetja.” 

Të ftuar të tjerë në këtë konferencë ishin dhe çifti Smith të cilët shërbejnë si udhëheqësit e çifteve misionare që punojnë me të rinjtë në moshë madhore beqarë. 

Në paraqitjen e tyre ata thanë: “Çita është një grabitqar që në mënyrë natyrale gjurmon kafshë të tjera. Gjithë ditën, çdo ditë çita është një grabitqar. Satani është armiku i drejtësisë dhe i atyre që kërkojnë të bëjnë vullnetin e Perëndisë. Gjithë ditën, çdo ditë, qëllimi i tij i vetëm është t'i bëjë të mjerë djemtë dhe vajzat ashtu si ai.” 

Rreth kësaj ore mësimore, Lume Çermeli tha: “Më pëlqeu shumë mësimi nga Motra dhe Plaku Smith të cilët folën për pemën e jetës dhe se si ne duhet të mbahemi fort tek shufra e hekurit në mënyrë që të hamë atë frutë që është më e dëshirueshme se çdo gjë tjetër. Gjithashtu më bëri përshtypje diçka që Plaku Smith tha. Ai vërejti se Perëndia e njeh personalisht secilin prej nesh dhe ai i di pikat tona të forta dhe dobësitë tona por, nuk duhet të harrojmë që edhe Satani na njeh përsosurisht dhe ai i di pikat tona të forta dhe dobësitë tona ndaj duhet të jemi të kujdesshëm pasi ai do përpiqet të na tundojë pikërisht te dobësitë tona në mënyrë që të biem pre e tundimeve të tij.  

Në përfundim, këshilla e profetit tonë të dashur, është pikërisht ajo që secilit prej nesh i nevojitet për të mbijetuar shpirtërisht dhe për të bërë zgjedhje të duhura në jetën e vet. “Kur ju zgjateni për [ta marrë] fuqinë e Zotit në jetën tuaj me të njëjtin intensitet që ka një njeri që po mbytet, kur kapet dhe gulçon për ajër, fuqi nga Jezu Krishti do të jenë tuajat. Kur Shpëtimtari e di se ju me të vërtetë doni të zgjateni drejt Tij – kur Ai mund ta ndiejë se dëshira më e madhe e zemrës suaj është që ta merrni fuqinë e Tij në jetën tuaj – ju do të udhëhiqeni nga Fryma e Shenjtë për të ditur saktësisht atë që duhet të bëni.”