Konferenca e Përgjithshme: Mesazhe Paqeje dhe Shprese nëpërmjet Jezu Krishtit

Një Konferencë e Përgjithshme e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të transmetohet drejtpërsëdrejti për publikun në mbarë botën, ditën e shtunë dhe të diel më 2 dhe 3 prill 2022. Midis shikuesve do të jenë anëtarët besnikë nga Europa, ku Kisha numëron afro gjysmë milionë anëtarë.

Conference Center

Konferenca e Përgjithshme është një mbledhje mbarëbotërore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Dy herë në vit, gjatë fundjavës së parë të prillit dhe fundjavës së parë të tetorit, udhëheqësit e Kishës nga mbarë bota japin mesazhe apo predikime të përqendruara te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Këta drejtues përfshijnë profetin dhe presidentin e Kishës globale, Presidentin Rasëll M. Nelson, dhe këshilltarët e tij në Presidencën e Parë, anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Autoritete të Përgjithshëm të tjerë dhe drejtues të përgjithshëm të Kishës.

Shikuesit mësojnë se si të gjejnë paqe, shpresë dhe gëzim te Jezu Krishti; si të forcojnë familjet duke ndjekur mësimet e Jezusit dhe se si të marrin udhërrëfim dhe frymëzim vetjak nga Perëndia. Konferenca e Përgjithshme transmetohet në internet dhe mjete të tjera drejtpërsëdrejti në rreth 70 gjuhë dhe më vonë përkthehet në më shumë se 100 gjuhë. Kisha i fton të gjithë, pavarësisht nga besimet fetare, bindjet fetare dhe prejardhjet nga çdo vend i botës – që të shohin, të dëgjojnë dhe të marrin pjesë.

Sesionet e Përgjithshme për të gjithë individët, familjet dhe miqtë do të zhvillohen ditën e shtunë dhe të diel, më 2 dhe 3 prill 2022. Të gjitha gratë dhe Të Rejat janë të ftuara të marrin pjesë në një Sesion të Grave në konferencë.

Kisha e transmeton Konferencën e Përgjithshme nga Qendra e Konferencave në Sheshin e Tempullit në Solt-Lejk-Siti, në shtetin e Jutës, SHBA, për te shtëpitë dhe bashkësitë anembanë botës. Sesionet e Konferencës së Përgjithshme do të nisin në oraret e mëposhtme sipas Orës së Europës Qendrore.

  • E shtunë, 2 prill, ora 18:00, Sesioni i Paradites të së Shtunës
  • E shtunë, 2 prill, ora 22:00, Sesioni i Pasdites të së Shtunës
  • E diel, 3 prill, ora 2:00 e mëngjesit, Sesioni i Grave (për të gjitha gratë dhe vajzat mbi 12 vjeçe dhe ato të cilat mbushin 12 vjeçe në vitin 2022)
  • E diel, 3 prill, ora 18:00, Sesioni i Paradites të së Dielës
  • E diel, 3 prill, ora 22:00, Sesioni i Pasdites të së Dielës

Ka shumë mënyra se si të shihet, dëgjohet dhe të merret pjesë, si në internet, ashtu edhe nëpërmjet kanaleve vendore. Pesë sesionet e konferencës transmetohen drejtpërsëdrejti në ChurchofJesusChrist.org/broadcasts, në kanalin e Kishës General Conference YouTube channel, nëpërmjet programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në https://www.churchofjesuschrist.org/countries/region?lang=eng®ion=europe.

Në Rumani, sesionet e Konferencës do të transmetohen për herë të parë në kanalin Nasul TV, në segmente të përgatitura 1-orëshe, në datat 9, 16, 23 dhe 30 prill midis orës 15:00 dhe 16:00.

Në Danimarkë, The Family Channel [Kanali Familjar] do të transmetojë vazhdimisht sesionet e Konferencës dhe programin Muzikë dhe një Mesazh, më 3 prill.

Në Kepin e Gjelbër, stacioni televiziv kombëtar, Radio Televisão Caboverdiana, do të transmetojë drejtpërsëdrejti programin Muzikë dhe një Mesazh, në orën 15:30, të pasuar nga Sesioni i Paradites të së Dielës të Konferencës së Përgjithshme, në orën 16:00.

Shikuesit janë të mirëpritur të shohin ose të dëgjojnë ndonjë sesion ose të gjitha sesionet.