4-5 Prill 2020

Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2020

Konferenca do të transmetohet në sistemin satelitor të Kishës, faqet lokale dhe mjete të tjera informimi.

Të gjithë anëtarët dhe miqtë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ftohen të marrin pjesë në Konferencën e Përgjithshme Vjetore të 190-të. Presidenca e Parë, anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe udhëheqës të tjerë të Kishës do të japin mesazhe frymëzimi dhe udhërrëfimi. Kjo konferencë pritet me padurim nga anëtarët e Kishës për shkak të një njoftimi që është bërë nga profeti i ditëve të sotme Presidenti Russëll M. Nelson tetorin e kaluar.

“Viti 2020 do të përcaktohet si viti i dyqindvjeçarit. Konferenca e përgjithshme prillin e ardhshëm do të jetë e ndryshme nga cilado konferencë e mëparshme. Në gjashtë muajt e ardhshëm, unë shpresoj se çdo anëtar dhe çdo familje do të përgatitet për një konferencë të pashoqe”, tha ai.

Presidenti Nelson u kujtoi dëgjuesve se pranvera e vitit 2020 shënon 200 vjet qysh prej Vegimit të Parë – një ngjarje ku anëtarët besojnë se Jozef Smithi përjetoi një vizitë hyjnore.  

“Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij i Dashur, Jezu Krishti, iu shfaqën Jozefit, një të riu 14-vjeçar. Ajo ngjarje shënoi fillimin e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit në plotësinë e tij”, tha ai.

Në përgatitje për konferencën, Presidenti Nelson i ftoi anëtarët të lexojnë rrëfimin e shkruar në vetë të parë të Vegimit të Parë që jepet te Perla me Vlerë të Madhe.

Ai gjithashtu i inkurajoi anëtarët të përsiatin mbi pyetje të tilla si: ‘Si do të ndryshonte jeta ime nëse njohuria ime e fituar nga Libri i Mormonit do të hiqej befas?’ ose ‘Çfarë ndryshimi sollën për mua dhe njerëzit e mi të dashur ngjarjet që pasuan Vegimin e Parë?’

Presidenti Nelson deklaroi se kur njerëzit vijnë të përgatitur, konferenca do të jetë “jo vetëm e shënuar; ajo do të jetë e paharrueshme”.

Silke Stamingeri nga Bydingeni, Gjermani, është përgatitur duke rilexuar rrëfimin e Vegimit të Parë dhe duke u njohur më mirë me jetën e Jozef Smithit. Ajo e pret me padurim fundjavën e Konferencës së Përgjithshme.

“Unë gjithmonë dua ta dëgjoj atë që profetët kanë për të na thënë. Më jep një ndjenjë sigurie dijenia se kemi profetë të gjallë me të cilët Zoti flet.”

Alvin Norini nga Stokholmi i Suedisë bie dakord.

“Nuk ka asgjë tjetër në këtë botë si ajo” Është e qartë për mua se konferenca është për këdo, jo vetëm për anëtarët e Kishës”, tha ai.  “Bisedat shpesh kanë ngjarje interesante që më bëjnë të pyes veten: ‘Cili është mesazhi këtu?’ Dhe del se ngjarjet përçojnë domethënie të thella nga të cilat ne mund të mësojmë.”

Të gjithë ftohen të marrin pjesë në konferencë. Sesionet do të transmetohen drejtpëdrejt në faqen kryesore të ChurchofJesusChrist.org të shtunën, më 4 prill, dhe të dielën, më 5 prill, në orën 18:00 dhe 22:00 me orën Qendrore Standarde Europiane. Në orën 2:00 do të fillojë të transmetohet një sesion shtesë i së dielës për anëtarët e rritur të moshës 11 vjeç e lart.  

Konferenca e Përgjithshme do të përkthehet drejtpërdrejt në 74 gjuhë . Pjesë të Konferencës së Përgjithshme do të përkthehen në gjithsej 93 gjuhë.   

Bisedat e Konferencës së Përgjithshme në formate teksti, zëri dhe pamjeje jepen në kanale të shumta për studim pas konferencës, përfshirë programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]YouTubepjesa për Konferencën e Përgjithshme te faqja ChurchofJesusChrist.org dhe te revistat e Kishës.

Për të marrë pjesë në bashkëbisedime rreth Konferencës së Përgjithshme në Twitter, përdorni thurrjet e rekomanduara #GeneralConference ose të folësve, ose thjesht hidhni sërish në Twitter citime, materiale filmike dhe figura të publikuara te @Ch_JesusChrist