3-4 Prill 2021

Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2021

Për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm për shëndetin publik në mbarë botën, konferenca e përgjithshme e prillit 2021 do të jetë vetëm me transmetim.

family watching general conference

Konferenca do të transmetohet në sistemin satelitor të Kishës, faqet lokale dhe mjete të tjera informimi.

Për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm për shëndetin publik në mbarë botën, Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar se konferenca e përgjithshme e prillit 2021 do të jetë vetëm në internet.

Punimet e prillit do të ndjekin shembullin e konferencës së përgjithshme të tetorit 2020: Transmetimi do të fillojë nga Teatri i Qendrës së Konferencave në Sheshin e Tempullit, vetëm folësit dhe bashkëshortet/ët e tyre për një sesion të dhënë do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe muzika do të jetë e regjistruar paraprakisht nga konferencat e mëparshme të përgjithshme.

“Si një organizatë mbarëbotërore, ne kemi detyrimin të jemi qytetarë të mirë dhe të veprojmë me kujdes për sa i përket një mjedisi kaq të pashoq si konferenca e përgjithshme, që si traditë sjell në Solt‑Lejk‑Siti mijëra vizitorë nga mbarë rruzulli”, ka thënë Presidenca e Parë.

Të gjitha sesionet e konferencës së prillit 2021 do të transmetohen drejtpërdrejt te broadcasts.ChurchofJesusChrist.org. Sesionet gjithashtu do të jenë në dispozicion nëpërmjet programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], në kanalin Latter-day Saints Channel, në kanale radiofonike, televizive, satelitore dhe kanale të tjera digjitale. Shih 5 Mënyra për ta Parë ose Dëgjuar Drejtpërsëdrejti Konferencën e Përgjithshme për një listë më të hollësishme.

Të gjithë anëtarët dhe miqtë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ftohen të marrin pjesë në Konferencën e Përgjithshme Vjetore të 191-të. Presidenca e Parë, anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe udhëheqës të tjerë të Kishës do të japin mesazhe frymëzimi dhe udhërrëfimi. 

Konferenca e Përgjithshme do të përkthehet drejtpërdrejt në 74 gjuhë . Pjesë të Konferencës së Përgjithshme do të përkthehen në gjithsej 93 gjuhë.

 

  • Sesioni i Parë, 3 Prill 2021 - Ora 18:00

  • Sesioni i Dytë, 3 Prill 2021 - Ora 22:00

  • Sesioni i Priftërisë, 4 Prill 2021 - Ora 02:00

  • Sesioni i Katërt, 4 Prill 2021 - Ora 18:00

  • Sesioni i Pestë, 4 Prill 2021 - Ora 22:00