Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ashtu si komunitete të tjera të mirënjohura të besimeve fetare botërore, shpesh e gjen veten në qendër të vëmendjes të industrisë së argëtimit. Disa portretizime janë të paanshme dhe të sakta, por të tjerat përdorin stereotipe ose shtrembërime trashanike që janë të papërshtatshme dhe kanë pasoja në jetën reale për njerëzit që i përkasin besimit.
Ndërkohë që kjo nuk është e re, një numër prodhimesh të kohëve të fundit përshkruajnë stile jetese dhe praktika haptazi të papërputhshme me mësimet e Kishës. Prodhime të tjera e përshkruajnë gabim në mënyrë të papërgjegjshme sigurinë dhe sjelljen e misionarëve tanë vullnetarë. E kuptojmë magjepsjen që kanë disa në media pas Kishës, por ndiejmë keqardhje që portretizimet shpesh mbështeten te paraqitjet për sensacione dhe pasaktësitë që nuk e pasqyrojnë me paanësi dhe plotësi jetën e anëtarëve të Kishës sonë ose bindjet e shenjta që janë të vyera për ta.
Miliona anëtarë të Kishës rreth e qark botës janë thellësisht të përkushtuar ndaj familjes, besnikërisë, shërbimit dhe ungjillit të Jezu Krishtit. I ftojmë të gjithë të këshillohen me burime të besueshme informacioni dhe të dëgjojnë zërat dhe përvojat e mirëfillta të individëve dhe familjeve që gjejnë gëzim dhe kënaqësi të madhe nga të jetuarit e këtyre parimeve.
Raportimi i vërtetë i besimit tonë shihet më së miri në jetën e njerëzve të panumërt që përpiqen fort ta ndjekin Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin, në përditshmëri.