Kisha zgjeron rolet udhëheqëse për brezin e ri në Europë

Më shumë se pesëdhjetë të rinj në moshë madhore janë thirrur si Këshillues të Brezit të Ri në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për Zonën e Europës, ku tetë vetë u thirrën si Këshillues Zonalë.

Kisha zgjeron rolet udhëheqëse për brezin e ri në Europë

Nën drejtimin e Presidencës së Zonës, Këshilluesit e Brezit të Ri do të këshillohen me udhëheqësit vendorë të Kishës dhe do të kontribuojnë në këndvështrimet e të rinjve dhe të rejave, të rinjve në moshë madhore dhe misionarëve në këshillat e udhëheqjes. Ata, së bashku me të rinj të tjerë në moshë madhore, do të bashkohen me misionarët kohëplotë dhe do të këshillojnë të rinjtë e të rejat përgjatë shtegut të tyre të besëlidhjeve. 


“Të pasurit e privilegjit që të thirresh për t’i shërbyer Brezit të Ri dhe rrahja e mendimeve për ta ndihmuar këtë brez të arrijë potencialin e tij të plotë në një Kishë të gjallë është e pashoqe”


“Brezi ynë i Ri do të sjellë një pikëpamje dhe fuqi të re në jetën tonë. Talentet, idetë, pikëpamjet dhe energjia e tyre e pasurojnë Kishën dhe gjithashtu ngrenë shpirtërisht dhe frymëzojnë individë, komunitete dhe shoqëri në të gjithë Evropën”, tha Plaku Erik W. Kopishke, Këshilltar i Parë në Presidencën e Zonës së Europës.

Këto role të reja pohojnë ftesën e Presidentit Nelson që brezi i ri të luajë një rol madhor në mbledhjen e Izraelit dhe shpejtimin e punës së shpëtimit për të lidhur, përkrahur dhe këshilluar të rinjtë e të rejat në të gjithë Zonën e Europës.

“Të pasurit e privilegjit që të thirresh për t’i shërbyer Brezit të Ri dhe rrahja e mendimeve për ta ndihmuar këtë brez të arrijë potencialin e tij të plotë në një Kishë të gjallë është e pashoqe”, tha Daniel Paili, Këshillues i Brezit të Ri nga Vjena në Austri.

Administrimi i Kishës lehtësohet nga bashkësi vendore që quhen lagje dhe degë, grupime bashkësish rajonale që quhen kunje dhe distrikte, zona gjeografike më të mëdha dhe trupat qeverisëse mbarëbotërore te zyrat qendrore në Solt-Lejk-Siti në Jutë. Roli i Këshilluesit/es të/së Brezit të Ri i zgjeron rolet udhëheqëse për të rinjtë në moshë madhore në Zonë dhe ndërton mbi praktikën e njerëzve nga të gjitha moshat, të cilët shërbejnë pranë njëri‑tjetrit në unitet në këshilla dhe komitete në çdo nivel të Kishës.

Për të mësuar më shumë rreth vizionit të Brezit të Ri, shikoni takimin shpirtëror për Të Rinjtë në Moshë Madhore nga Presidenti Nelson: Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë dhe takimin shpirtëror për Rininë: Shpresa e Izraelit.