Tiranë, Shqipëri

Kisha në Shqipëri feston 30 vjetorin

Festimi përfshinte deklarime nga udhëheqësit e kishës, muzikë të bukur dhe video, që theksonin dëshmitë e anëtarëve, që u bashkuan gjatë 30 viteve të fundit.

Në një kodër të bukur me pamje nga Tirana, Plaku Dallin H. Oaks përkushtoi Shqipërinë për predikimin e ungjillit më 23 prill 1993.

Tridhjetë vjet më vonë, një grumbull i madh shenjtorësh shqiptarë të ditëve të mëvonshme u mblodhën në Tiranë për të festuar 30 vjetorin e kishës në këtë vend. Festimi të shtunën, më 9 dhjetor, përfshinte deklarime nga udhëheqësit e kishës, muzikë të bukur dhe video, që theksonin dëshmitë e anëtarëve, që u bashkuan gjatë 30 viteve të fundit. Ishin pjesëmarrës në këtë ditë të lavdishme edhe një numër i konsiderueshëm misionarësh, që shërbejnë në Tiranë, si dhe në qytetet pranë saj.

Anëtarë dhe misionarë duke performuar së bashku

Plaku Oaks, që tani shërben si këshilltar i parë në Presidencën e Parë, i përfshiu këto fjalë në lutjen e tij përkushtuese 30 vjet më parë: “Unë hap derën për punën Tënde në këtë tokë që ungjilli të mund të shpallet këtu, që ky mesazh në plotësinë e tij të mund të ndriçojë këtë tokë dhe bekojë jetën e njerëzve të saj.” Ai vazhdoi: “Ne i bekojmë njerëzit e kësaj toke që ata të mund të dëgjojnë dhe kuptojnë mesazhin e ungjillit, që ata të mund të bëjnë besëlidhje me Ty dhe t'i mbajnë ato besëlidhje”.

Presidenti i Kunjit të Tiranës, Jetmir Hysi, Presidenti i Distriktit të Elbasanit, Jurgen Mene, dhe Presidenti i Misionit të Tiranës në Shqipëri, Michael Auras, reflektuan se si ato fjalë nga lutja e përkushtimit janë përmbushur në jetën e anëtarëve.

Presidenti i Kunjit të Tiranës, Jetmir Hysi, Presidenti i Distriktit të Elbasanit, Jurgen Mene, dhe Presidenti i Misionit të Tiranës në Shqipëri, Michael Auras

“Sa nga ne shkëputet nga ngarkesa e përditshmërisë sonë për të ndihmuar një vëlla ose një motër në nevojë?!” - ju drejtua anëtarëve President Hysi. - “Ne kemi ndjerë nga dashuria e Perëndisë dhe kemi marrë bekimet e ungjillit, por Ai kërkon që t'i kthejmë këto bekime te të gjithë vëllezërit e motrat tona.” Më pas, ai shtoi: “Ftesa ime është që të ndalojmë, njëlloj si samaritani i mirë dhe të marrim nga koha jonë për të ndihmuar ata, që po kalojnë vështirësi. [1] Ne me të vërtetë, kemi për të marrë atë paqe të premtuar nga Jezu Krishti.”

Presidenti i Kunjit të Tiranës, Jetmir Hysi

Presidenti Mene shprehu: “Nuk e kisha menduar kurrë në jetën time që pas disa vitesh do të isha personi, që do qëndronte si dëshmitar për Krishtin.” Më pas, ai citoi: “Jam dëshmitar që kisha ka patur një impakt në secilin prej nesh mbi mënyrën se si duhet ta jetojmë jetën tonë. Dashuria e Tij sublime dhe e pashpjegueshme në plotësinë e saj, që zbut zemra njerëzish, kjo lloj dashurie duhet të na përfaqësojë në shtetin e Shqipërisë.” [2]

Presidenti i Distriktit të Elbasanit, Jurgen Mene

Ndërsa Presidenti Auras kujtoi rastin kur Krishti u ringjall, ndërkohë që Pjetri e të tjerët po peshkonin sërisht dhe pa sukses. Ai përshkroi se në vorbullën e paditurisë se ç'duhet të bënin, Jezusi fillimisht ushqeu të gjithë, e më pas dha tre ftesa në dukje si të përsëritura: ushqe qengjat e mi, ushqe delet e mia dhe ushqe delet e mia. [3]

Ai përshkroi se qengjat janë të vegjëlit, fëmijët, rinia, duke cilësuar se ne jemi shembujt për gjeneratën e re, për t'i mësuar e edukuar në mënyrë të përgjegjshme; ndërsa ftesat e dyfishta janë një përpjekje për të rinovuar besëlidhjen që kemi bërë, duke nënkuptuar që të kthejmë vëmendjen në mënyrë të kujdesshme në shërbesat për gjithësecilin nga fëmijët e Perëndisë, pasi njëlloj siç President Hysi shprehu, kemi besëlidhur për t’i mbajtur dhe lehtësuar barrat e njëri-tjetrit. 

'Ju jeni pionierë. Ju jeni zgjedhur për të dëgjuar, jetuar dhe ndarë ungjillin.' - u tha Presidenti Auras anëtarëve. - “Në fillimet e kishës ka patur shumë sakrefica, por kohët e vjetra kanë shkuar dhe tani jemi në nivelin e përkushtimit. Kullota e ungjillit është e blertë dhe e begatuar. Ka ushqim për të gjithë. Është Shpirti i Krishtit për gjithësecilin. Dhe ne nuk do të kemi kurrë uri.”

Festimi u përqendrua te Shpëtimtari Jezu Krisht me himne të Krishtlindjeve dhe muzikë të veçantë. Dy këngë të veçanta, 'Paqe në Krisht' [4] dhe 'Unë besoj në Krisht', paraprinë prezantimin e video-s ku njëri pas tjetrit, anëtarët shpallnin besimin e tyre në Krishtin.

Të reja duke kënduar 'Paqe në Krisht'
Një e re e kishës duke kënduar 'Unë besoj në Krisht'
Të rinj duke performuar instrumentalisht 'O eja, Emanuel'
Fëmijë duke kënduar një himn të kishës

Udhëheqësit e kishës i dërguan misionarët e parë në Shqipëri në vitin 1992 -- fillimisht një çift të moshuarish humanitar dhe më vonë, misionarë të rinj prozelitues, duke përfshirë Plakun Matthew Wirthlin, nipin e apostullit të ndjerë Richard B. Wirthlin. Matthew kthehet çdo vit me ish-misionarë të tjerë për të kryer shërbime humanitare në vendin, që e dashuroi aq shumë vite më parë.

Shtëpia e parë e mbledhjeve kishtare në Shqipëri u dedikua në Durrës në vitin 2006. Kunji Tirana Albania u krijua më 9 mars 2014, 21 vjet pas lutjes përkushtuese.


Tani jemi në nivelin e përkushtimit. Kullota e ungjillit është e blertë dhe e begatuar. Ka ushqim për të gjithë. Është Shpirti i Krishtit për gjithësecilin. Dhe ne nuk do të kemi kurrë uri.


Anëtarë nga i gjithë kunji dhe distrikti, së bashku me shumë misionarë kohëplotë, u mblodhën për kremtimin në Katedralen e Ringjalljes, një kishë e krishterë ortodokse që ndodhet në zemër të qendrës së qytetit të Tiranës. Kabina të veçanta u ngritën për vizitorët, që të mësonin më shumë rreth kishës, duke përfshirë vendin ku anëtarët mblidhen për shërbesat e së dielës, si të marrin një Libër të Mormonit apo si të takojnë misionarët; si dhe të përfshiheshin në kërkimin dhe zgjerimin e pemës së tyre familjare nëpërmjet FamilySearch.

Misionarë të vendosur në sektorët përkatës prezantues, të gatshëm për çdo vizitor të rastësishëm

Në përfundim të kësaj, u gëzua një shpërndarje çokollatash tek të gjithë të pranishmit e evenimentit, të cilat kishin të bashkëngjitur një barkod (QR code) për të identifikuar faqen e internetit FamilySearch dhe më pas, të gjithë shijuan një drekë të veçantë përpara se të niseshin për ditën.

Misionarë duke treguar çokollatat me barkodet e bashkëngjitura