
Të rinjtë në moshë madhore në mbarë Europën mund të ngarkojnë ngjarjet e tyre dhe t’i njoftojnë shpejt të tjerët për atë që po ndodh në rajonin e tyre. Faqja e ndërlidhur e internetit risinggeneurope.org është përmirësuar me një model më të strukturuar dhe veçori të reja. Ndër të tjera, të rinjtë në moshë madhore janë të ftuar të lidhen me njëri‑tjetrin në mediat shoqërore nëpërmjet kanaleve të tyre në Instagram dhe YouTube.

“Me këtë program të ri elektronik, ne synojmë të mundësojmë një platformë për të gjithë të rinjtë në moshë madhore, që të mos humbin më asnjë veprimtari të mrekullueshme, ndërkohë që kanë kontrollin mbi të gjitha njoftimet automatike”, – tha Tom Erharti, njëri nga zhvilluesit e programit elektronik nga Zvicra. “Shpresojmë që kjo të na ndihmojë të mblidhemi më mirë së bashku, ta forcojmë njëri-tjetrin dhe të kemi gëzim në Jezu Krishtin”, – vijoi ai.

Përdoruesit e programit elektronik janë në gjendje t’i konfigurojnë njoftimet automatike në bazë të vendeve dhe rajoneve. Publikimi i ngjarjeve mund të bëhet pa regjistrim. Nëse dikush dëshiron t’i ndryshojë ngjarjet e veta të publikuara, kjo mund të bëhet duke nënshkruar hyrjen nga adresa e postës elektronike.

“Jam i emocionuar për të rinjtë në moshë madhore që do ta kenë këtë burim të ri, i cili do t’i ndihmojë ata të jenë të lidhur si komunitet dhe ta ndjekin së bashku Shpëtimtarin tonë Jezu Krishtin”, – thotë Plaku Iv Vaidman, një I Shtatëdhjetë Zonal nga Zvicra, i cili po përkrah Të Rinjtë në Moshë Madhore në Europë.
Ka mbi 15 000 pjesëmarrës anëtarë Të Rinj në Moshë Madhore të Kishës në Europë, me një dëshirë për ta dashur Perëndinë, për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për ta forcuar komunitetin e tyre.