Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Kisha Kremton Bashkëpunimin 10‑Vjeçar me UNICEF‑in

Udhëheqësit e UNICEF-it në SHBA vizitojnë qendrat humanitare të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti

Udhëheqës nga UNICEF‑i në SHBA vizituan qendrat humanitare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës, të enjten më 12 janar 2023. UNICEF‑i dhe Kisha po kremtojnë një dekadë bashkëpunimi për të ndihmuar fëmijët nevojtarë anembanë botës.

Delegacioni u prit nga udhëheqës kryesues të Kishës dhe të Sektorit të Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja në zyrat qendrore të Kishës. Ata morën pjesë të mërkurën në Sheshin e Tempullit në një darkë me Plakun Geri E. Stivenson, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Peshkopin Kryesues, Zherald Kosé, Presidenten e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonsonin, dhe Blejn R. Maksfilldin, drejtorin përgjegjës të Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja.

Peshkopi Zherald Kosé, Peshkopi Kryesues i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, përshëndet përfaqësuesit e UNICEF it në SHBA dhe të ftuar të tjerë gjatë një vizite në zyrat qendrore të Kishës në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.

“Ne shprehim mirënjohje për bashkëpunimin afatgjatë me UNICEF‑in në SHBA. Puna e tyre për t’u kujdesur për fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre anembanë botës përputhet ngushtësisht me përqendrimin global të Kishës lidhur me të ushqyerit në fëmijërinë e hershme. Ne përpiqemi të ndjekim këshillën e Krishtit për ta dashur dhe për t’i shërbyer të afërmit tonë”, – tha Peshkopi Kosé.

“Jemi të emocionuar për këtë mundësi që të punojmë me UNICEF‑in në SHBA për të ndihmuar që të sigurojmë një ushqyerje dhe shëndet më të mirë për fëmijët”, – tha Presidentja Xhonson.

“Unë jam mahnitur me të vërtetë nga gjithçka që kemi parë”, – tha Majkëll Najnhusi, presidenti dhe drejtuesi ekzekutiv i UNICEF‑it në SHBA, gjatë vizitës së tij për herë të parë në Solt‑Lejk‑Siti. Najnhusi e ka qendrën e tij në Nju‑Jork‑Siti. “Ju nuk jeni thjesht njerëz që shkoni e bëni mirë. Aktualisht ju jeni thirrur për ta bërë këtë gjë dhe mendoj se ajo thirrje që njerëzit besimtarë e kanë për ta bërë këtë punë, i bën ata më të zotuar”, – tha Najnhusi.

Udhëheqësit e UNICEF it në SHBA qëndrojnë me përfaqësuesit humanitarë të Kishës përpara një statuje “Christus” [“Krishti”] të paraqitur në Qendrën e Konferencave të Kishës në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023. Në fotografi nga e majta në të djathtë: Robert Hokansoni, drejtuesi përgjegjës kryesor për Shërbimet Humanitare; Sheron Iubanku, drejtoreshë për Shërbimet Humanitare; Majkëll Najnhusi, president dhe drejtues ekzekutiv i UNICEF it në SHBA; dhe Sara Kallaueji, zëvendësdrejtoreshë e UNICEF it në SHBA.

Sheron Iubanku, drejtoresha e Shërbimeve Humanitare për Kishën globale, udhëhoqi vizitat në Qendrën Humanitare dhe Sheshin e Mirëqenies për udhëheqësit e UNICEF‑it në SHBA.

“Shpresoj që do të shihni tri gjëra”, – i tha grupit Motra Iubank. “Shpresoj që do të shihni provat se njerëzit po përpiqen ta kthejnë besimin e tyre te Jezu Krishti në veprime praktike në njëfarë mënyre. Shpresoj se do të shihni një nderim për dinjitetin e shpirtit njerëzor, për të gjithë njerëzit, të çfarëdo besimi fetar ose tradite apo bindjeje politike që i përkasin. Dhe unë shpresoj se do të shihni që tipari mbizotërues i shërbimit vullnetar, pa marrë pagesë për veten e tyre, është i mirë për strukturën shoqërore dhe është i mirë për shpirtin njerëzor.”

Udhëheqësit e UNICEF‑it në SHBA u takuan gjithashtu me Peshkopatën Kryesuese të Kishës në Sheshin e Tempullit.

“Mendoj se ka disa fusha ku ne mund të punojmë vërtet në mënyrë të efektshme me Kishën dhe njëra prej tyre është fusha e vaksinimeve”, – shpjegoi Najnhusi. “Dhe më pas është fusha e të ushqyerit. Ne po shohim një krizë masive të të ushqyerit për fëmijët anembanë botës sot.”

Një punëtore duke përzgjedhur veshje të dhuruara për familjet nevojtare në Qendrën Humanitare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.

Historia e Bashkëpunimit

Në vitin 2013, Kisha e Jezu Krishtit i dha përkrahje UNICEF‑it në Jordani për një fushatë vaksinimi. Në vitin 2014, Kisha u bashkua me një koalicion partnerësh për të përkrahur programet për nënat me foshnja dhe foshnjat e sapolindura për eliminimin e tetanosit.

Përkrahja e Kishës ka arritur në 10 milionë gra që kanë bërë vaksinën, për t’i ruajtur ato nga tetanosi për nënat me foshnja dhe për foshnjat e sapolindura, duke ndihmuar me pakësimin nga 50 në 12 të numrit të shteteve ku kjo barrë ka qenë e lartë.

Bashkëpjesëmarrja e parë urgjente ndodhi në vitin 2015, me një përpjekje për të ndihmuar refugjatët në Europë. Mbi 115 000 fëmijë janë ndihmuar nëpërmjet bashkëpjesëmarrjes në programin “Të Mësuarit për Jetën” që u fillua në Republikën Demokratike të Kongos, në Kenia, Sudan dhe Uganda në vitin 2018. Në vitin 2021, Kisha u bashkua në një përpjekje globale për të shpërndarë vaksinën për COVID‑19.

“Kemi shpërndarë 1,8 miliardë doza të vaksinës në të gjithë botën që atëherë dhe kemi ndihmuar jo deri aty sa ta sjellim krizën e COVID‑it drejt fundit, por sigurisht për ta sjellë në një pikë ku është shumë më e kontrolluar”, – vërejti Najnhusi.

Ndër të tjera, vitin e kaluar Kisha mori pjesë në programin global të UNICEF‑it “Nuk Ka Kohë për të Humbur” për parandalimin dhe trajtimin e kequshqyerjes që në fëmijëri.

Punëtoret vullnetare në Sheshin e Mirëqenies përgatitin kavanoza me reçel molle për t’ua shpërndarë njerëzve nevojtarë në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.
Punëtoret vullnetare në Sheshin e Mirëqenies përgatitin kavanoza me reçel molle për t’ua shpërndarë njerëzve nevojtarë në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.

“Kjo përpjekje globale përputhet veçanërisht me misionin e Shoqatës së Ndihmës të Kishës për ta lehtësuar vuajtjen, përfshirë fëmijët që përjetojnë kequshqyerje”, – tha Presidentja Xhonson. “Ne shprehim dashurinë tonë për fëmijët anembanë botës dhe zotohemi që të punojmë për të ndihmuar që t’u jepet fund formave jetëkërcënuese nga kequshqyerja dhe për të siguruar jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur për fëmijët e vegjël.”

“Nuk ka asnjë organizatë më të mirë se UNICEF‑i, e cila shkon në vendet më të vështira dhe që ka qëndruar më gjatë për t’u siguruar që fëmijët më të cenueshëm të kenë mundësi të përdorin gjërat që iu nevojiten”, – tha Motra Iubank. “Në vendet ku Kisha mund të mos ketë bashkësi, mund të mos ketë zyra ose kamionë, UNICEF‑i është atje dhe zotimi juaj është që të qëndroni atje. Dhe mendoj se e kemi parë ndikimin e kësaj gjëje.”

“E pashë Kishën sot duke e jetuar vërtet misionin e saj që Jezusi e dha, për të qenë duart dhe këmbët e Tij në komunitetet e veta dhe më pas anembanë botës”, – përfundoi Najnhusi.

“Një përparësi kyç për Kishën është që të sigurojë ndihmë për nivelet në rritje të urisë dhe kequshqyerjes anembanë globit”, – tha Maksfilldi. “Ndihmesat tona dhe bashkëpunimi ynë me UNICEF‑in në SHBA ndihmojnë fëmijët dhe nënat më të cenueshme në të gjithë botën.”

Silos gruri në Sheshin e Mirëqenies të Kishës së Jezu Krishtit në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.
Silos gruri në Sheshin e Mirëqenies të Kishës së Jezu Krishtit në Solt Lejk Siti të Jutës, të enjten, më 12 janar 2023.