Romë, Itali, më 14 shtator 2022

Kisha i Dhuron 32 Milionë Dollarë Organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit]

Fondet do të sigurojnë ushqime dhe përkrahje shumë të rëndësishme për raste urgjence për 1,6 milionë njerëz në nëntë kombe

p0

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i ka dhënë organizatës World Food Programme (WFP) [Programi Botëror i Ushqimit (PBU)] të Kombeve të Bashkuara 32 milionë dollarë – ndihmesa më e madhe e dhënë njëherësh nga Kisha për një organizatë humanitare – për të ndihmuar që të luftohet ajo që WFP‑ja e quan një “krizë urie sizmike”.

Gjatë një vizite të mërkurën në zyrat qendrore të organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, ua paraqiti dhurimin Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të WFP‑së – SHBA, Berën Segarit, dhe Zëvendësdrejtores Ekzekutive të WFP‑së për Partneritet dhe Përkrahje, Ute Klamertit.

Gjatë një vizite të mërkurën, më 14 shtator 2022, në zyrat qendrore të organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, (djathtas) i paraqiti një dhurim prej 32 milionë dollarësh amerikanë Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të WFP së – SHBA, Berën Segarit (majtas) dhe Zëvendësdrejtores Ekzekutive të WFP së për Partneritet dhe Përkrahje, Ute Klamertit (në mes).
Gjatë një vizite të mërkurën, më 14 shtator 2022, në zyrat qendrore të organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, (djathtas) i paraqiti një dhurim prej 32 milionë dollarësh amerikanë Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të WFP së – SHBA, Berën Segarit (majtas) dhe Zëvendësdrejtores Ekzekutive të WFP së për Partneritet dhe Përkrahje, Ute Klamertit (në mes).

“Jemi shumë mirënjohës që të bashkëpunojmë me World Food Programme [Programin Botëror të Ushqimit], sepse ne e dimë se do t’i çojnë ushqimet tek ata që kanë nevojë më së shumti”, – tha Peshkopi Baxh. “Dhe ne i falënderojmë shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe miqtë e kësaj feje sakrificat financiare të të cilëve e bëjnë të mundur këtë dhuratë. Një dhurim i tillë i bën fëmijët e Perëndisë pak më të lumtur dhe të gjithë ne pak më të shenjtë.”

WFP‑ja do t’i përdorë fondet e Kishës për të siguruar ushqim dhe ndihmë tjetër kritike për 1,6 milionë prej njerëzve më të cenueshëm në nëntë shtete: Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Etiopi, Haiti, Kenia, Nigerinë verilindore, Somali, Sudanin Jugor dhe Jemen.

“Ky dhurim i jashtëzakonshëm nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk mund të vinte në një kohë më kritike”, – tha Drejtori Ekzekutiv i WFP‑së, Dejvid Bisli. “Ngaqë miliona njerëz po vuajnë nga uria sot, WFP‑ja po punon shumë për të shpërndarë ushqime, ndihmë e shpresë – dhe kjo ndihmesë jetëshpëtuese na lejon ta bëjmë pikërisht këtë gjë.”

Përfaqësues nga Kisha e Jezu Krishtit dhe World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] mblidhen për të diskutuar një dhurim prej 32 milionë dollarësh amerikanë që Kisha i bëri WFP së të mërkurën, më 14 shtator 2022, në zyrat qendrore të WFP së në Romë, Itali.
Përfaqësues nga Kisha e Jezu Krishtit dhe World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] mblidhen për të diskutuar një dhurim prej 32 milionë dollarësh amerikanë që Kisha i bëri WFP së të mërkurën, më 14 shtator 2022, në zyrat qendrore të WFP së në Romë, Itali.

Ndërkohë që një krizë globale për ushqime i detyron edhe miliona të tjerë njerëzish që të vuajnë nga uria, puna e WFP‑së krah për krah qeverive dhe partnerëve është një litar shpëtimi kritik për jetën e shumë njerëzve. Në Somali, për shembull, WFP‑ja po e shton ndihmën humanitare në nivele rekord për të shmangur urinë e parashikuar. Në Jemen, ndihma ushqimore e WFP‑së ka arritur në më shumë se gjysmën e popullatës së vendit dhe e ka mbajtur nën kontroll urinë. Ndërkohë në Afganistan miliona familje mbështeten te përkrahja e organizatës për ushqime, lëndë ushqyese dhe mjete jetese.

“Në këtë kohë të një nevoje globale të pashembullt, ne jemi mirënjohës për dhuratën transformuese të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, – tha Segari. “Përkrahja e sektorit privat është kritike për misionin tonë, duke i dhënë mundësi WFP‑së që t’i përshkallëzojë ndihmën ushqimore dhe punën ripërtëritëse që u sjellin qëndrueshmëri dhe ngushëllim familjeve gjatë këtyre kohëve sfiduese. Kam vetëbesim se dhurata e Kishës do të frymëzojë edhe të tjerë që të bashkohen me lëvizjen tonë për t’i dhënë fund urisë botërore.”

Klamerti shtoi: “Ne e pranojmë këtë dhurim bujar me mirënjohje dhe vetëbesim të patundur në aftësinë tonë për ta përdorur atë që të çojmë ushqime tek njerëzit më të cenueshëm, duke i ndihmuar ata në kohën e tyre të nevojës, duke i ndihmuar që të dalin nga udha e rrezikut, që ata të mund të mbijetojnë dhe të ndërtojnë ripërtëritjen”.

Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, (djathtas) takon Zëvendësdrejtoren Ekzekutive të WFP së për Partneritet dhe Përkrahje, Ute Klamertin (majtas) dhe të tjerë në zyrat qendrore të organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Itali, më 14 shtator 2022.
Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, (djathtas) takon Zëvendësdrejtoren Ekzekutive të WFP së për Partneritet dhe Përkrahje, Ute Klamertin (majtas) dhe të tjerë në zyrat qendrore të organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Itali, më 14 shtator 2022.

Sot një numër rekord prej 345 milionë njerëzish po përballen me pasiguri akute për ushqime dhe 50 milionë veta janë në pragun e zisë së bukës. Pa veprim të menjëhershëm, rreth 60 milionë fëmijë janë në rrezik për kequshqim akut deri në fund të vitit 2022. Efekti i përhapur në mbarë botën nga lufta në Ukrainë, i ndërthurur me konfliktin e përhapur gjerësisht, motin e skajshëm dhe rënien shoqëroro‑ekonomike nga pandemia e COVID-19, po i shtyn njerëzit tashmë të cenueshëm drejt një dëshpërimi tërësor.

“Zemra ime gëzohet për milionat e fëmijëve të kequshqyer, të cilët do të përfitojnë nga ky dhurim”, – shtoi Motra Kamill N. Xhonson, udhëheqësja globale e Shoqatës së Ndihmës së fesë, një organizatë për gratë. “Jezusi ka një zemër të dhembshur për fëmijët. Ai vajton kur i sheh ata të vdesin urie. Dhe Ai gëzohet edhe me përpjekjen më të vogël për t’i ndihmuar ata. Një falënderim i madh drejtuar World Food Programme [Programit Botëror të Ushqimit] dhe të gjithë atyre që japin ndihmesë në çfarëdo mënyre për këtë kauzë.”  

Bashkëpunimi i Kishës së Jezu Krishtit me WFP‑në filloi në vitin 2014. Drejtori Ekzekutiv i WFP‑së, Dejvid Bisli, bëri një vizitë tek ndërmarrjet për mirëqenien të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti, në vitin 2019. Të dyja organizatat punuan së bashku për të plotësuar boshllëqet ushqimore gjatë pandemisë së COVID-19.

Kisha e Jezu Krishtit jep rreth 1 miliard dollarë çdo vit për t’u kujdesuar për njerëzit nevojtarë anembanë botës.

Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, takohet me zyrtarë nga organizata World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Itali, të mërkurën, më 14 shtator 2022.
Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, takohet me zyrtarë nga organizata World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] në Romë, Itali, të mërkurën, më 14 shtator 2022.

Rreth Organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit]

Organizata World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] e Kombeve të Bashkuara është organizata më e gjerë humanitare në botë, e cila shpëton jetën e njerëzve në raste urgjencash dhe e përdor ndihmën ushqimore për të ndërtuar një shteg drejt paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë për njerëzit që po marrin veten nga konflikti, shkatërrimet natyre dhe ndikimi i ndryshimit të klimës.

World Food Program USA [Programi Botëror i Ushqimit – SHBA], një organizatë 501(c)(3) me bazë në Uashington, D.K., plot krenari e përkrah misionin e organizatës World Food Programme [Programi Botëror i Ushqimit] të Kombeve të Bashkuara duke mobilizuar politikëbërësit, bizneset dhe individët amerikanë që ta çojnë përpara lëvizjen globale për t’i dhënë fund urisë. Udhëheqja dhe përkrahja jonë ndihmojnë që t’i jepet nxitje një trashëgimie afatgjatë amerikane lidhur me sigurimin e ushqimit për familjet nevojtare anembanë botës. Mësoni më shumë rreth misionit të World Food Program USA [Programit Botëror të Ushqimit – SHBA].

Romë, Itali, më 14 shtator 2022.
Romë, Itali, më 14 shtator 2022.

Shërbimet Humanitare të Kishës së Jezu Krishtit

Shërbimet humanitare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e lehtësojnë vuajtjen, kultivojnë mbështetjen te vetja dhe sigurojnë mundësi për shërbim. Ato ndjekin këshillën e Jezu Krishtit për të ushqyer të uriturit, për t’u dhënë për të pirë të eturve, për të pritur të huajt, për të veshur të zhveshurit dhe për të vizituar të sëmurët e të munduarit.

Ndihma humanitare e Kishës bëhet e mundur nga dhurimet bujare dhe vullnetarizmi i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe miqve të kësaj feje. Më shumë se 1 milion ditë pune janë dhënë si ndihmesë çdo vit nga vullnetarët në përkrahje të nismave për mirëqenien.

Kisha financon projekte për ndihmat dhe zhvillimin në 195 vende dhe territore dhe jep ndihmë pavarësisht nga raca, lidhjet fetare apo kombësia. Ndihma bazohet te parimet thelbësore të përgjegjësisë vetjake, përkrahjes nga komuniteti, mbështetjes te vetja dhe qëndrueshmërisë.