Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori deklaratën në vijim më datë 24 korrik 2024:
“Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i jep përgëzime të përzemërta SoltLejkSitit për arritjen e marrëveshjes për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2034. Ne e kremtojmë këtë lajm, duke sjellë ndër mend ndjenjat e bashkimit, paqes dhe miqësisë që e karakterizuan ngjarjen kur u zhvillua herën e fundit në Jutë në vitin 2002.
Ne qëndrojmë në gatishmëri për t’i përkrahur Lojërat Olimpike të vitit 2034 duke mirëpritur atletë, vullnetarë dhe vizitorë nga e gjithë bota. Kisha zotohet ndaj përpjekjeve që e bëjnë SoltLejkun një qytet organizator i cili mishëron vlerat e shërbimit, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë. Si shtëpia e zyrave qendrore ndërkombëtare të Kishës, ne do të punojmë me organizatorët si në rang vendi dhe në rang ndërkombëtar për të mirëpritur botën teksa afrohet viti 2034.”

Kori i Tabernakullit interpreton në hapjen e ceremonisë së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, me atletë e të tjerë pjesëmarrës në stadiumin “Rajs Ekëlls” në SoltLejkSiti, Jutë më 8 shkurt 2002.


Qendra e Konferencave (majtas) dhe Ndërtesa e Zyrave të Kishës (djathtas) në Sheshin e Tempullit gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002 që u zhvillua në SoltLejkSiti, Jutë në shkurt 2002. “Drita e Botës”, një spektakël me pjesë të larmishme artistike me muzikë, vallëzim, drita dhe pjesë teatrale u paraqit në Qendrën e Konferencave. 16 interpretimet e drejtpërdrejta aty, tërhoqën një shikueshmëri prej më shumë 300 000 spektatorësh.


Presidenti i Kishës Gordon B. Hinkli, ndez pishtarin e Plakut Nil A. Maksuell, gjatë stafetës së ndezjes së pishtarit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, përpara ndërtesës së administratës së Kishës në SoltLejkSiti, Jutë, më 8 shkurt 2002.


Fishekzjarrët gjatë ceremonisë së hapjes në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002 në SoltLejkSiti, Jutë, më 8 shkurt 2002.


Presidenti i Kishës Gordon B. Hinkli, merr pjesë gjatë stafetës së ndezjes së pishtarit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, përpara ndërtesës së administratës së Kishës, në SoltLejkSiti, Jutë, më 8 shkurt 2002.


Horizonti i SoltLejkSitit gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.


Vullnetarë dhe pjesëmarrës ecin drejt një ngjarjeje olimpike gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.


Arena e marrjes së medaljeve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.


Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit këndon gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, më 8 shkurt 2002.


Pishtari olimpik jashtë stadiumit “Rajs Ekëlls” gjatës ceremonisë së hapjes në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, më 8 shkurt 2002.


Dritat e Krishtlindjes në Sheshin e Tempullit u mbajtën ndezur gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.

![Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit dhe të ftuar të tjerë interpretojnë këngën e temës së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002 “Call of the Champions” [“Thirrja e Kampionëve”], gjatë një koncerti të quajtur “Olimpiada Kulturore”, që u zhvillua në Tabernakullin e SoltLejkut, në Sheshin e Tempullit, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.](https://content.churchofjesuschrist.org/acp/bc/cp/Europe/Area%20Images/Articles/2024/1200x675/SLCOlympics_12-2000x1417.jpg)
Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit dhe të ftuar të tjerë interpretojnë këngën e temës së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002 “Call of the Champions” [“Thirrja e Kampionëve”], gjatë një koncerti të quajtur “Olimpiada Kulturore”, që u zhvillua në Tabernakullin e SoltLejkut, në Sheshin e Tempullit, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.
![Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit dhe të ftuar të tjerë interpretojnë këngën e temës së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2002 “Call of the Champions” [“Thirrja e Kampionëve”], gjatë një koncerti të quajtur “Olimpiada Kulturore”, që u zhvillua në Tabernakullin e SoltLejkut, në Sheshin e Tempullit, në SoltLejkSiti, Jutë, në shkurt 2002.](https://content.churchofjesuschrist.org/acp/bc/cp/Europe/Area%20Images/Articles/2024/1200x675/SLCOlympics_12-2000x1417.jpg)