Pas disa muajsh zhvillimi dhe provash, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme hapi zyrtarisht një redaksi europiane përmes internetit. Ky kënd i ri i internetit i bashkon reportazhet dhe pikëpamjet nga redaksitë e vendeve individuale për të ofruar një përvojë uniformë për mediat e lajmeve dhe udhëheqësit e opinionit nga e gjithë Europa në gjuhën angleze.
“Ky kanal do t’u sigurojë profesionistëve të mediave një koleksion qendror përmbajtjesh rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, tha Dinis Adriano, Drejtori i Komunikimit për Zonën e Europës Qendrore të Kishës. “Ai do të jetë një burim i dobishëm krahas redaksive të njohura të vendeve, të cilat ruajnë një përqendrim vendor. Ne presim që ky mjet të jetë një forcë bashkuese për të gjithë Europën”, – shtoi ai.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një besim mbarëbotëror me më shumë se gjysmë milion anëtarësh në Europë.
Dymbëdhjetë vjet më parë, Kisha filloi të hapte redaksi përmes internetit për vende të ndryshme europiane në gjuhët e tyre përkatëse. Këto kënde interneti do të vazhdojnë të ekzistojnë, por disa kryeartikuj do të shpërndahen tani edhe nëpërmjet redaksisë europiane në anglisht për të arritur te shikues dhe lexues më të shumtë.
Ky burim qendror i përmbajtjes do t’u mundësojë edhe gazetarëve, udhëheqësve të opinionit si dhe anëtarëve të Kishës të kenë një perspektivë ndërkombëtare të ndërmarrjeve të Kishës.
Krahas kësaj, udhëheqja botërore dhe europiane e Kishës mund ta përdorë këndin e ri të internetit për të bërë lajmërime dhe për të trajtuar tema të rëndësishme.
Redaksia përmes internetit në gjuhën angleze për Europën mund të gjendet duke klikuar këtu ose duke vizituar cilëndo nga redaksitë e tjera të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe duke klikuar në cepin e sipërm djathtas për të hapur një menu të varianteve në dispozicion të një vendi dhe shumëvendeve.