Më 19 dhjetor 2021 do të transmetohet në internet një koncert muzikor, Dëshmitarët e Krishtlindjes, për periudhën e festave. Transmetimi i kësaj ngjarjeje ndërfetare do të nisë nga Qendra e Vizitorëve në Tempullin e Romës dhe nga Kisha historike e Zonjës Sonë në Kopenhagen, në orën 18:00.

Ky kremtim muzikor do të paraqitë këngë të njohura Krishtlindjeje si “Botës Gëzim”, “Të Parin Lajm” dhe “Larg në Një Koritë”, që do të interpretohen nga violinistja e shquar Xheni Ouks Bejkëri bashkë me grupin Family Four dhe vokalisten si soprano Aleksa Sharpin (ish‑pjesëtare e ansamblit Celtic Woman). Pjesa e tregimit do të bëhet nga aktori danez Tomas Ambt Kofodi.
Xheni Ouks Bejkëri është interpretuese e emëruar për çmimin Grammy, është renditur në vendin e parë në Billboard dhe është artiste që ka tetëmbëdhjetë albume të regjistruara në studio. Ajo u diplomua në Shkollën Xhuliard dhe ka luajtur në skena të rëndësishme në mbarë botën.

Aleksa Sharpi është një soprano, këngëtare dhe aktore irlandeze, si dhe ka interpretuar gjerësisht në teatrin e Uest‑Endit në Londër dhe në skenën irlandeze. Ndërkombëtarisht ajo njihet më tepër si një pjesëtare themeluese e ansamblit muzikor “Celtic Woman”.

Tomas Ambt Kofodi është një aktor dhe vokalist danez që meriton vlerësime për rolet në filma dhe interpretimet në skena, përfshirë role kryesore në Phantom of the Opera [Fantazma e Operës] dhe Les Miserables [Të Mjerët].

—Ky program i koncertit që zgjat një orë, do të përfshijë interpretime muzikore të paharrueshme të ndërthurura me një tregim nga Bibla për lindjen e përulur të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht në Bethlehem. Pjesë të shkëputura filmike nga kremtimet e festës në Gjermani, Austri, Francë dhe Spanjë që pasqyrojnë tradita të ndryshme të Krishtlindjes në Europë, do ta bëjnë më të spikatur këtë ngjarje të pashoqe të Krishtlindjes. Do të jetë padyshim si frymëzuese dhe e paharrueshme për individët dhe familjet.
Koncerti muzikor “Dëshmitarët e Krishtlindjes” do të jetë në dispozicion në 24 gjuhë dhe mund të shihet në internet te kjo hallkë lidhëse: https://www.facebook.com/watch/173868825969090/1084965395589847. Do të jetë në dispozicion gjithashtu për t’u parë sipas kërkesës deri më 13 janar 2022. Ky koncert është pjesë e fushatës botërore për Krishtlindjen “Ndriçoje Botën me Dashuri”.
Shikojeni këtë material filmik paraprak në https://www.facebook.com/ChurchofJesusChristIreland/videos/1691770124547630/
