Publiku Ftohet të Vizitojë

Tempullin e Romës në Itali

Visitors_Center_Rotunda

ROMË – Publiku ftohet të vizitojë tempullin e parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Itali. Udhëheqësit e Kishës njoftuan se Tempulli i Romës do të hapet si shtëpi e hapur falas për publikun nga e hëna më 28 janar 2019 deri të shtunën më 16 shkurt 2019, me përjashtim të të dielave. Publiku mund të bëjë rezervime në templeopenhouse.lds.org.

Tempulli, i vendosur në verilindje të Romës pranë zonës Grande Raccordo Anulare [Unazës së Madhe të Bashkuar], në Via di Settebagni, 376, 00139 Rome, do të përkushtohet zyrtarisht më 10, 11 dhe 12 mars 2019. Atëherë ai do të bëhet tempulli i 162‑të në funksionim i Kishës në mbarë botën. Pas përkushtimit, qendra e vizitorëve dhe kopshtet e bukura që rrethojnë tempullin, do të qëndrojnë të hapura për publikun. 

Presidenti Rasëll M. Nelson, udhëheqësi botëror i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha:

“Ordinancat e shenjta që do të kryhen në këtë tempull të shenjtë, do t’i bashkojnë familjet për përjetësinë. Perëndia i do njësoj të gjithë fëmijët e Tij dhe u ka siguruar një mënyrë që ata të lidhen në dashuri, brez pas brezi. Jemi të ngazëllyer që kemi mundësinë të përkushtojmë një tempull në këtë qytet me tepër rëndësi historike gjatë gjithë epokave.”


TempiodiRoma_Esterno

Kur Tempulli i Romës u njoftua në tetor të vitit 2008, lajmi u prit me nderim dhe falënderim nga anëtarët e Kishës në Itali dhe mijëra të tjerë anembanë botës. Si të gjithë të krishterët, anëtarët e Kishës e nderojnë Romën si një prej vendndodhjeve më historike në botë, një qytet biblik ku Apostujt e lashtësisë, Pjetri dhe Pali, e predikuan ungjillin e Jezu Krishtit.

Ndërtimi i godinës mbi 3 716 metra katrorë me tri kate filloi më 23 tetor 2010, kur Presidenti i Kishës, Tomas S. Monsoni, së bashku me udhëheqës të Kishës dhe të komunitetit vendor, morën pjesë në ceremoninë tradicionale të fillimit të punimeve.

Tempulli i Romës është pjesë e një qendre fetare dhe kulturore me një sipërfaqe mbi 6 hektarë që do të përfshijë një shtëpi mbledhjesh shumë funksionale, një qendër vizitorësh, një qendër historie familjare dhe vend strehimi për vizitorët. Pjesa e jashtme e tempullit është ndërtuar prej graniti me veshje xhami dekorative. Punimet e brendshme janë kryer me materiale dhe me mjeshtëri nga më të mirat: mermer, punime druri dhe lyerje dekorative me bojë.

Tempulli do t’u shërbejë mbi 25 000 anëtarëve në Itali dhe të tjerëve nga vendet fqinje. Sapo të përkushtohet, Tempulli i Romës do të jetë tempulli i 162‑të në funksionim në mbarë botën, përfshirë 12 tempuj në Europë.

Tempujt e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndryshojnë nga kishat ku anëtarët mblidhen për shërbimet e adhurimit të dielave. Tempujt konsiderohen “shtëpitë e Zotit” ku ripohohen mësimet e Jezu Krishtit nëpërmjet martesës, pagëzimit dhe ceremonive të tjera që i bashkojnë familjet për përjetësinë.


Për më shumë informacion rreth qëllimit të tempujve dhe rëndësisë së tyre për anëtarët e Kishës, ju lutemi, vizitoni www.mormonnewsroom.org/topic/temples.

Për më shumë informacion rreth Tempullit të Romës, ju lutemi, shkoni te http://www.media-mormoni.it/articolo/tempio-di-roma.


CentroVisitatori
TempiodiRoma_Battistero
TempiodiRoma_SalaOrdinanze
TempiodiRoma_SalaSuggellamenti
TempiodiRoma_ScalonePrincipale
TempiodiRoma_SalaCeleste
TempiodiRoma_SaladelleSpose
TempiodiRoma_Ulivo
Rome_Temple_Exterior_Detail
Visitors_Center_Exterior
TempiodiRoma_CentroVisitatori_Dettaglio