Gratë Tani Mund të Shërbejnë në Misione për Kishën e Jezu Krishtit në Moshën 18 Vjeçe

Presidenca e Parë ka kënaqësinë të njoftojë se, duke hyrë ne fuqi menjëherë, të rejat që zgjedhin të shërbejnë në një mision me kohë të plotë, mund ta fillojnë shërbimin e tyre në moshën 18 vjeçe, pas diplomimit nga shkolla e mesme ose nga një e barasvlershme me të.

Presidenca e Parë ka kënaqësinë të njoftojë se, duke hyrë ne fuqi menjëherë, të rejat që zgjedhin të shërbejnë në një mision me kohë të plotë, mund ta fillojnë shërbimin e tyre në moshën 18 vjeçe, pas diplomimit nga shkolla e mesme ose nga një e barasvlershme me të.

Ndërkohë që Zoti kërkon që çdo i ri i denjë dhe i aftë, si pjesë e përgjegjësisë së tij të priftërisë, të përgatitet dhe të shërbejë në një mision, ne përsëritim se shërbimi misionar mbetet një mundësi me dëshirë për të rejat. Ne e kuptojmë se për ato të reja që dëshirojnë të shërbejnë në një mision me kohë të plotë, zgjedhja e moshës për të filluar shërbimin nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha.

Ne iu shprehim dashurinë tonë të rinjve e të rejave të Kishës dhe i përgëzojmë ata për besnikërinë e tyre.

 

Mëngjesin e së premtes, më 21 nëntor 2025, katër udhëheqës të Kishës u folën mediave të lajmeve për këtë njoftim. Më poshtë janë disa nga komentet e tyre.

 

Presidentja Emili Bell Friman

Presidente e Përgjithshme e të Rejave dhe Anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Misionarëve

“Jemi shumë të emocionuara për këtë njoftim, si Presidencë e Përgjithshme e Të Rejave, dhe për rëndësinë që ka kjo për vajzat tona. Ky njoftim hyn në fuqi menjëherë, që do të thotë se vajzat mund të fillojnë të përgatiten tani për të shërbyer në moshën 18 vjeçe, nëse janë diplomuar nga shkolla e mesme. Ato do të kenë mundësinë ta dorëzojnë kërkesën e tyre 150 ditë para ditëlindjes së tyre [18 vjeçe], ose para datës që vihen në dispozicion.

Ne e vlerësojmë tej mase ndikimin që ka kjo te këto të reja. Kjo u jep atyre një mundësi ndërsa largohen nga të rejat dhe hyjnë në moshë madhore, për të menduar për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për to.”

 

Plaku Methju S. Holland

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Komunikimeve të Kishës

“Një grua që zgjedh të shërbejë në një mision, duhet të marrë parasysh me lutje kohën se kur ta bëjë këtë. Është një vendim shumë vetjak. Ky ndryshim siguron një mundësi shtesë për gratë që zgjedhin të shërbejnë në një mision, dhe lejon më shumë hapësirë se kur ta fillojnë shërbimin e tyre misionar në një periudhë të jetës kur ato kanë shumë mundësi të ndryshme e të mrekullueshme për të mësuar, për t’u rritur dhe zhvilluar.”
 

Plaku W. Mark Baset

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Komunikimeve të Kishës

“Ne duam të përsëritim se shërbimi misionar është një përgjegjësi e priftërisë për të rinjtë dhe është detyra e tyre të shërbejnë, por nga ana tjetër, një zgjedhje e fuqishme, por me dëshirë për të rejat. Çdo i ri që merr një thirrje për mision, shërben për 24 muaj. Dhe çdo e re që merr një thirrje, shërben për 18 muaj. Kjo nuk do të ndryshojë. Përjashtimi i vetëm do të ishte, për shembull, kur mund të kemi një të ri ose një të re që ka disa sfida shëndetësore.”

 

Motra Emi A. Rajt

Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores dhe Anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Misionarëve

“Kohëzgjatja e shërbimit ka qenë e pandryshueshme për shumë vite. Ndërsa u jemi drejtuar të rejave në mbarë botën, duke i ftuar ato të jenë pjesë duke u menduar thellë e këtij procesi zbulese, kemi mësuar që, në pjesën dërrmuese, kanë shprehur dëshirën se parapëlqejnë që afati i tyre i shërbimit të jetë 18 muaj.”