Gratë drejtuese shenjtore të ditëve të mëvonshme nga Europa ftohen në shpërndarjet nëpërmjet internetit

Gratë mund të thërrasin fuqitë e qiellit, sipas tri Këshillueseve Zonale për Organizatat Ndërkombëtare nga Europa

Gratë mund të thërrasin fuqitë e qiellit, sipas tri Këshillueseve Zonale për Organizatat Ndërkombëtare nga Europa. Sibill Fingërli, Letisia dos Santos Rudlofi dhe Trejsi De Marko nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ftohen në episodin më të fundit të shpërndarjes përmes internetit të materialit filmik Real Talk & Friends të publikuar të premten më 20 gusht 2021.

Gratë drejtuese shenjtore të ditëve të mëvonshme nga Europa ftohen në shpërndarjet nëpërmjet internetit

“Gjithmonë e kemi vetë në dorë se si lidhemi me Shpëtimtarin tonë dhe si lidhemi me Të për të qenë të vërteta dhe të ndershme duke e jetuar këtë ungjill të mrekullueshëm”, tha Sibill Fingërli gjatë transmetimit përmes internetit. “Vajzat tona tetëvjeçare duhet ta dinë këtë, gjithashtu, të rejat tona duhet ta dinë këtë, që ato mund t’i tërheqin fuqitë e qiellit”, vërejti Trejsi De Marko.

“Thirrja e Këshillueses Zonale për Organizatat Ndërkombëtare mbush një boshllëk”, shpjegoi Letisia dos Santos Rudlofi. “Nuk ka të bëjë me ndjekjen e prirjes për të pasur thjesht përfaqësi femërore, por me vënien e gjërave në vendin e duhur”, tha ajo.

“Përvoja e të qenit pjesë e këtij transmetimi përmes internetit ishte thjesht fantastike. Përgjigjja ndaj pyetjeve rreth rolit tonë në Kishë nëpërmjet kësaj thirrjeje të re dhe rolit të grave shenjtore të ditëve të mëvonshme ishte e mrekullueshme”, përfundoi Motra Fingërli. “Skuadra në Real Talk, veçanërisht Genël-Lini dhe Skoti, na bënë të ndihemi kaq të mirëpritura dhe ishte një privilegj që të flisnim me ta”, pohoi Motra De Marko.

“Faleminderit Jezus, për udhëheqëse si këto gra! Trejsi më ndihmoi ta kuptoj më mirë fuqinë e priftërisë. Letisia ma shtoi largpamësinë për rolin e Kishës në unitetin botëror.  Dëshmia e Sibillës ndezi një zjarr në shpirtin tim”, tha bashkëdrejtuesi Skot Sorenseni. “Jam kaq e frymëzuar nga zemërdëlirësia dhe besimi i shprehur nga këto Këshilluese të mrekullueshme Zonale për Organizatat. Shpresoj që bota do ta gjejë kohën për të dëgjuar këtë bashkëbisedim të ndershëm dhe shpresëdhënës”, shtoi bashkëdrejtuesja Genël-Lin Kondi.

Gratë drejtuese shenjtore të ditëve të mëvonshme nga Europa ftohen në shpërndarjet nëpërmjet internetit

Seritë e transmetimit përmes internetit Real Talk & Friends drejtohen nga Seagull Book dhe Prodhohet nga Covenant Communications. Episodet e fundit kanë pasur të ftuara Mishel D. Krejgun dhe Bredli R. Uilkoksun nga udhëheqja botërore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si dhe antikuarin e librave Rid N. Munin dhe Mauli Xhunior Bonërin, kompozitorin dhe prodhuesin e një filmi rreth ngjarjeve të anëtarëve me ngjyrë në historinë e hershme të Kishës.