Hungari

Gra sipërmarrëse në Hungari trajnojnë prindër me kujdestari të përkohshme

Rrjet me përqendrim të krishterë për kujdestarinë e përkohshme për fëmijët

Organizata Mary’s Smile [Buzëqeshja e Marisë] e themeluar nga gra dhe nëna profesioniste, synon të ngrejë një rrjet me përqendrim të krishterë, për kujdestarinë e përkohshme për fëmijët me trauma. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka punuar me organizatën Mary’s Smile [Buzëqeshja e Marisë] për të siguruar fonde për t’i mundësuar kësaj organizate që të sistemojë 68 fëmijë të cenueshëm në shtëpitë e prindërve të trajnuar, me kujdestari të përkohshme, në gjashtë muajt e fundit.

Familjet janë të rëndësishme.  (Fotografi marketingu e një nëne dhe një fëmije).
Familjet janë të rëndësishme.

Sot në Hungari, 21 000 fëmijë jetojnë nën kujdesin e shtetit dhe përafërsisht 7 000 fëmijë nuk kanë një familje kujdestare të përkohshme. Kapaciteti i shtëpive të fëmijëve është i kufizuar ngaqë rrjetet ekzistuese për prindër me kujdestari të përkohshme nuk mund të rekrutojnë mjaftueshëm prindër të rinj me kujdestari të përkohshme. Shumica e fëmijëve kanë vuajtur trauma dhe keqtrajtime ekstreme në familjet e tyre biologjike.

Organizata Mary’s Smile [Buzëqeshja e Marisë] identifikon dhe trajnon prindër të mundshëm me kujdestari të përkohshme për t’u kujdesur për këta fëmijë dhe ka trajnuar 40 prindër të rinj në gjashtë muajt e kaluar.  Këshillimi, terapia dhe përkrahja e vazhdueshme profesionale i kanë ndihmuar këta prindër me kujdestari të përkohshme që t’i kapërcejnë vështirësitë e fillimit të kujdestarisë. Terapia për fëmijët ka qenë e suksesshme gjithashtu.  Një fëmijë që nuk e kishte frekuentuar shkollën para se të vendosej në një familje me kujdestari të përkohshme, tani është bërë një nxënës i shkëlqyer dhe një futbollist.   

Themeluesit zgjodhën emrin Mary’s Smile [Buzëqeshja e Marisë] sepse ata mund ta përfytyronin Marinë, nënën e Jezusit, duke parë nga lart punën e tyre dhe duke buzëqeshur për shkak të ndihmës së dhembshur që u jepet fëmijëve. Kjo organizatë po siguron kujdesin zemërgjerë të frymëzuar nga emri që mbart.