Frankfurt‑mbi‑Majn, Gjermani

Fushata nëpër mediat shoqërore në Europë shpërndan mesazhe dashamirësie

Gjatë muajit tetor, Zona e Europës e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme theksoi karakterin universal dhe rëndësinë e dashamirësisë në një fushatë të titulluar “Kujtohuni të Jini Dashamirës”.

Skenë nga materiali filmik “Fëmijët e Dinë më Mirë”.
Skenë nga materiali filmik “Fëmijët e Dinë më Mirë”.

Kjo seri u kujton njerëzve kudo detyrën për ta trajtuar njëri‑tjetrin me dashuri dhe respekt.

Fushata përfshiu tetë materiale filmike të shkurtra. Materialet filmike u publikuan herë pas here; një material filmik u transmetua dy herë në javë për muajin tetor, në platformat e mediave shoqërore të tilla si YouTube, Facebook dhe Instagram.

Pasi u publikuan, materialet filmike arritën mbi qindra shikues dhe ndikuan në jetën e shumë njerëzve. Ndërkohë që ato janë në dispozicion për t’u parë në platforma të shumta të mediave shoqërore, disa nga ndërveprimet më të parapëlqyera u zhvilluan në Facebook. Shumë individë u përgjigjën me një “Amen!” të ndier ndërkohë që të tjerë ndien se u prekën në zemër dhe komentuan: “O sa dashamirëse, më bën të qaj” dhe “Më pëlqen shumë kjo. Ma zbukuroi ditën.”

“Është e thjeshtë të ndezësh televizorin ose të shkosh në internet dhe të gjesh shembuj të panumërt të grindjeve, konflikteve dhe armiqësisë, megjithatë ajo që ne nuk shohim gjithmonë, është që ka shumë më tepër njerëz në botë që po mundohen të bëjnë mirë nëpërmjet veprave të thjeshta të dashamirësisë. Këto priren të humbasin mes rasteve më të bujshme të negativitetit”, tha Brajan Kordreji, Përgjegjës i Shërbimeve Botuese të Zonës.

“Pavarësisht nga kjo, njerëzit frymëzohen që të shkojnë dhe të bëjnë të njëjtën gjë kur i shohin të tjerët të korrin gëzimin dhe bekimet që vijnë nëpërmjet dashamirësisë”, shtoi ai.

Një material filmik në veçanti u shpërnda te 3,4 milion njerëz dhe mori 1,5 milion shikime. Por duke bërë një hap prapa nga shifrat, Kordreji gjithashtu tha: “Shpëtimtari ynë ishte mishërimi i dashamirësisë dhe dha shembullin për ne kur na urdhëroi që ta duam të afërmin tonë. Kjo qartësisht përfshin udhëzimin për të qenë dashamirës.”

Skenë nga materiali filmik “Të Bashkuar në Drejtësi”.
Skenë nga materiali filmik “Të Bashkuar në Drejtësi”.

Një bindje e anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit është të ndjekin shembullin e Jezu Krishtit duke treguar dashuri për njëri‑tjetrin. Me shpërndarjen e mesazheve të dashamirësisë, Kisha ka si qëllim që të frymëzojë dashamirësi anembanë botës, duke filluar brenda shtëpisë dhe duke arritur te komunitetet, qytetet dhe vendet anembanë globit.

Materialet filmike ose theksonin mësime nga udhëheqësit e Kishës ose thjesht demonstronin me anë të shembujve mënyra se si mund të jemi më dashamirës. Këto fjalë nga Presidenti i Kishës, Rasëll M. Nelsoni, që gjenden në materialin filmik të titulluar “Paqebërës Personalë”, e përmbledhin temën e përgjithshme:

“Paqja është e mundur. Ne mund të mësojmë t’i duam bashkëqeniet tona në mbarë botën.” Shpresa është që të frymëzohen jo vetëm anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit, por njerëz të të gjitha besimeve që të ndiejnë një rritje të dashurisë dhe dashamirësisë ndaj njëri‑tjetrit.

Skenë nga materiali filmik “Paqebërës Personalë”.
Skenë nga materiali filmik “Paqebërës Personalë”.

Tani që seritë e materialeve filmike janë në dispozicion në internet, Kisha i nxit shikuesit që të marrin pjesë në thirrjen e tyre për veprim: Kujtohuni të Jini Dashamirës.

Hallkat lidhëse për të gjitha materialet filmike të fushatës:

Një Ndryshim Zemre Nëpërmjet Dashamirësisë
Fëmijët e Dinë më Mirë
Dashamirësia Mund ta Ndryshojë Botën
Dashamirësia Mund të Shërojë Plagë
Paqebërës Personalë
Shërbeni si Shpëtimtari
Ta Duam Njëri-Tjetrin
Të Bashkuar në Drejtësi