E premtja, data 24 janar 2025, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Arsimimit. Mjetet e informimit shfaqën histori se si njohuria dhe zotësitë i ndihmojnë individët që të orientohen me sukses në jetë. Duke e zgjeruar synimin e katër nismave arsimore në Europë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po e vë në zbatim këtë parim.

“Programi në internet për mbështetjen te vetja, i siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, paraqet mundësitë për të mësuar në dispozicion të individëve sot dhe nisma të reja për mbështetjen te vetja do të fillojnë në muajt e ardhshëm”, – tha Ethër Simonçini, Drejtuesi i Shërbimeve për Arsimimin dhe Punësimin në Kishë për Zonën e Europës Qendrore. Këto nisma kanë si qëllim që të shtojnë mundësitë e arsimimit dhe të punësimit për pjesëmarrësit.
Përse Mbështetja te Vetja?
Gjatë kurseve të mbështetjes te vetja, të dhëna mësim nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, pjesëmarrësit mësojnë se si të hapin portën e mundësive, që i aftëson të shkojnë përpara drejt një jete të begatë dhe një të ardhmeje plot besim në Europë.
Sipas fitueses së çmimit Nobel, Mari Kyrisë: “Nuk mund të shpresosh që të ndërtosh një botë më të mirë pa përmirësuar individët. Për atë qëllim, secili prej nesh duhet të punojë për përmirësimin e vet dhe në të njëjtën kohë të mbajë një përgjegjësi të përgjithshme për tërë njerëzimin, duke qenë detyra jonë e veçantë që t’u vijmë në ndihmë atyre për të cilët mendojmë se mund të jemi më të dobishmit.”
Arsimimi dhe mbështetja te vetja për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme shihen si një kërkim afatgjatë që përputhet me planin e Perëndisë për lumturinë që fëmijët e Tij të mësojnë dhe të zhvillohen gjatë kësaj jete, duke e bërë atë edhe një përgjegjësi fetare.
Katër Burime Arsimore të Financuara nga Kisha
Më poshtë janë hallkat lidhëse që çojnë te disa programe dhe nisma që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i ka krijuar për të përkrahur arsimimin, mbështetjen te vetja dhe të mësuarit afatgjatë:
- Fondi i Qarkullueshëm Arsimor (FQA): I themeluar në vitin 2001, ky fond siguron kredi për t’i ndihmuar anëtarët në zonat në zhvillim që të kenë qasje ndaj trajnimit profesional ose arsimimit më të lartë. FQA‑ja është tashmë në dispozicion në Shqipëri, Hungari dhe Spanjë. Kërkoni për më shumë përditësime për këtë program të suksesshëm së shpejti. (hallka lidhëse këtu)
- Bursa Benson: Një program për bursa arsimore, i përqendruar tek të ndihmuarit e studentëve për bujqësi që të fitojnë njohuri dhe zotësi për t’i përmirësuar komunitetet e tyre. (hallka lidhëse në këtë faqe)
- EnglishConnect: Një program i hartuar për të ndihmuar anëtarët dhe joanëtarët që të mësojnë anglisht në një mjedis përkrahës. Zotërimi i anglishtes mund të hapë dyer për arsimim, punësim dhe shërbim misionar. (hallka lidhëse këtu)
- PathwayConnect dhe UBJ-Pathway Mbarëbotëror: Një program arsimor në dispozicion, me kosto të ulët, i cili siguron certifikata, diploma dhe mundësi themelore për të mësuar. Programi Mbarëbotëror UBJ-Pathway ndërthur të mësuarit shpirtëror me arsimimin laik, duke i lejuar pjesëmarrësit që të rriten si në njohuri ashtu edhe në besim. (hallka lidhëse këtu)
Nëpërmjet këtyre burimeve, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxit një kulturë të të mësuarit dhe përparimit. Anëtarët inkurajohen që jo vetëm ta vlerësojnë arsimimin e tyre vetjak, por edhe t’ua shtrijnë mundësitë arsimore të tjerëve, duke pasqyruar dashurinë dhe misionin e Shpëtimtarit për t’u dhënë mësim gjithë popujve (shihni te Mateu 28:19).