“Ju bekoj që gjatë kësaj konference të mësoni më shumë rreth asaj se kush jeni dhe cili është qëllimi juaj në të vërtetë.”
RUSSELL M. NELSON, “FSY INTRO VIDEO WITH PRESIDENT NELSON”, 2023.
“Përvoja jonë në FSY ishte një mundësi e mrekullueshme për rininë tonë për t’u rritur nga ana shpirtërore dhe shoqërore. Ata mundën të takoheshin e të miqësoheshin me të rinjtë nga kunjet e tjera dhe të merrnin udhëzime të mrekullueshme për ungjillin. Këshilltarët në moshë madhore beqarë ishin të jashtëzakonshëm dhe të rinjtë tanë gjetën veten tek ta dhe i shihnin ata si shembuj. Ata u kthyen në shtëpi të forcuar nga përvoja.”
PRESIDENTI XHONS
“Ajo që më pëlqeu më së shumti rreth FSY së është se e ndihmoi rininë tonë të kuptonte se të jetosh ungjillin mund të jetë argëtuese! Ata mund të vallëzojnë, të qeshin, të jenë me miqtë dhe ende ta ndjekin Shpëtimtarin. Ata mësuan se mund të bënin në shtëpi të njëjtat gjëra që po bënin në FSY, si leximi i shkrimeve të tyre të shenjta, lutja dhe shërbimi. Përvojat që patën në FSY po e bekojnë ende jetën e tyre tani.”
PRESIDENTI HOLLIST
“FSY ja i dha rinisë sonë një mjedis që lejonte rritjen shpirtërore me të rinjtë e tjerë që ndajnë të njëjtat standarde. Ata entuziazmohen kur e jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë entuziazëm me të tjerët në lagjen dhe familjen e tyre. Çdo i ri ose e re që merr pjesë dhe përfshihet aktivisht në FSY, do të largohet si një dishepull/e më i/e mirë i/e Jezu Krishtit.”
PESHKOPI SHAPIRO
Këto organizime të mëdha janë krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të argëtohen ndërsa e zbatojnë ungjillin në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Në FSY, ata do të marrin pjesë për pesë ditë në takime shpirtërore, orë mësimore dhe veprimtari të cilat do t’i ndihmojnë ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti dhe të ndiejnë gëzim dhe përkatësi ndërsa e jetojnë ungjillin.
Hidhini një sy faqes Week at a Glance [Java me një Vështrim të Shpejtë] dhe programit për të parë se çfarë veprimtarish do të bëjnë ata gjatë secilës prej ditëve që janë në FSY. Këto faqe janë veçanërisht të dobishme për ju që të dini se çfarë lloj pyetjesh t’i bëni rinisë suaj për përvojën e tyre kur të kthehen në shtëpi!
Ndërsa janë në FSY, ata:
- Do të shoqërohen me të rinj e të reja të tjera që kanë të njëjtat bindje si ata dhe do të krijojnë miqësi të reja
- Do të përjetojnë një mjedis që i ndihmon të ndiejnë gëzimin për ungjillin
- Do të marrin pjesë në takime shpirtërore frymëzuese dhe do të mësojnë të përmbushin porosinë “Dëgjoje Atë”
- Do të mësojnë të jenë një udhëheqës dhe si të komunikojnë më mirë me miqtë, prindërit dhe të tjerët
- Do të përfshihen në veprimtari që do ta forcojnë vetëvlerësimin e tyre dhe do t’ua shtojnë sigurinë te vetja
Cilat janë kërkesat për pjesëmarrjen e të rinjve?
Të gjithë të rinjtë që marrin pjesë në FSY duhet të plotësojnë këto kërkesa:
- Duhet të mbushin 14 vjeç jo më vonë se 31 dhjetori i vitit që marrin pjesë dhe të jenë ende 18 vjeç më 1 janar të vitit që marrin pjesë.
- Duhet të jenë të gatshëm të ndjekin Standardet e Sjelljes në FSY.
- Nuk duhet të jenë aktualisht në periudhë prove gjyqësore ose në vuajtje alternative të dënimit.
- Nuk duhet të kenë kryer një krim me sulm seksual, qoftë nëse u dënua ose jo
- Vizitoni faqen FSY Accommodation of Persons with Dietary, Disability, Medical, or Other Needs [Përshtatja në FSY e Personave me Nevoja Dietike, Nevoja nga Aftësi të Kufizuara, Nevoja Mjekësore dhe Nevoja të Tjera], nëse do të doni të zbuloni përpjekjet tona për t’i sistemuar të gjithë të rinjtë pavarësisht nga aftësitë e kufizuara
Si mund ta ndihmoj një të ri ose të re të regjistrohet?
- Regjistrimi për të rinjtë zakonisht do të hapet në mars
- Si pjesë e regjistrimit mund të bisedoni me të rinjtë, të cilët planifikojnë të marrin pjesë në një sesion FSY‑je rreth qëllimit, programit dhe sjelljes për FSY‑në
- Ftojini të rinjtë me dashuri të marrin pjesë në sesionin që i është caktuar dhe ndihmojini hap pas hapi
Të rinjtë dhe të rejat e mia janë regjistruar! Po tani?
Ka shumë gjëra që të rinjtë mund të bëjnë për t’u përgatitur për FSY‑në, përfshirë këto ide:
- Planifikoni dhe vini në zbatim një aktivitet kunji para FSY‑së.
- Inkurajojini të rinjtë tuaj ta studiojnë broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.
- Rishikojini Standardet e Sjelljes në FSY me të rinjtë tuaj.
- Ndihmojini të rinjtë tuaj të vendosin synime vetjake për kohën e tyre në FSY.
- Vërini të rinjtë tuaj të regjistruar t’i inkurajojnë miqtë, duke përfshirë miqtë joanëtarë, për t’u regjistruar për FSY‑në.