Çfarë do të bëjë i riu apo e reja ime në FSY?
Këto organizime të mëdha janë krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të argëtohen ndërsa e zbatojnë ungjillin në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Në FSY, ata do të marrin pjesë për pesë ditë në takime shpirtërore, orë mësimore dhe veprimtari të cilat do t’i ndihmojnë ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti dhe të ndiejnë gëzim dhe përkatësi ndërsa e jetojnë ungjillin.
Hidhini një sy faqes Week at a Glance [Java me një Vështrim të Shpejtë] dhe programit për të parë se çfarë veprimtarish do të bëjnë ata gjatë secilës prej ditëve që janë në FSY. Këto faqe janë veçanërisht të dobishme për ju që të dini se çfarë lloj pyetjesh t’i bëni rinisë suaj për përvojën e tyre!
Ndërsa janë në FSY, të rinjtë dhe të rejat:
- Do të shoqërohen me të rinj e të reja të tjera që kanë të njëjtat bindje si ata dhe do të krijojnë miqësi të reja
- Do të përjetojnë një mjedis që i ndihmon të ndiejnë gëzimin për ungjillin
- Do të marrin pjesë në takime shpirtërore frymëzuese dhe do të mësojnë të përmbushin porosinë “Dëgjoje Atë”
- Do të mësojnë të jenë një udhëheqës dhe si të komunikojnë më mirë me miqtë, prindërit dhe të tjerët
- Do të përfshihen në veprimtari që do ta forcojnë vetëvlerësimin e tyre dhe do t’ua shtojnë sigurinë te vetja
Si mund ta ndihmoj të riun ose të renë time të përfitojë sa më shumë nga FSY ja?
Ju mund të luani një rol të madh në shfrytëzimin sa më shumë të përvojës së të riut apo të resë suaj në FSY. Ju jeni të vetëdijshëm për nevojat e tyre dhe çfarë do të jetë më e dobishme për rritjen e tyre. Shqyrtojini me lutje këto sugjerime ose hartoni një planin tuajin.
Para FSY së
- Studiojeni broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve dhe diskutoni se si parimet e dhëna në udhëzues gjejnë zbatim për kohën e tyre në FSY.
- Rishikojini FSY Standards of Conduct [Standardet e Sjelljes në FSY].
- Ndihmojini ata të përcaktojnë synimet që mund të vendosin për përgatitjen për FSY
- Ndihmojini ata të përcaktojnë synimet me të cilat mund të punojnë gjatë kohës së tyre në FSY.
- Kërkoni informacione shtesë specifike rreth sesionit që do të publikohen 3 muaj para sesionit tuaj
- Shqyrtojini PBR‑të në mënyrë që i riu ose e reja juaj të mund të vijë i/e përgatitur me atë që i nevojitet.
Gjatë FSY së
- Inkurajojeni të riun ose të renë tuaj të zhytet plotësisht në përvojë. Ndonjëherë mund të duhen nja dy ditë përpara se i riu ose e reja të ndihet plotësisht rehat në FSY.
- Mund të komunikoni me të riun ose të renë tuaj gjatë kohës së qetë (9:00 – 9:45 shumicën e ditëve) dhe t’i bëni pyetje specifike për ditën e tij ose të saj. Shikoni faqen Week at a Glance [Java me një Vështrim të Shpejtë] për informacion lidhur me atë që po bën çdo ditë djali ose vajza juaj.
- Nëse i riu ose e reja juaj raporton diçka shqetësuese lidhur me gjërat që po ndodhin në FSY, inkurajojeni të flasë me këshilltarin ose këshilltaren e vet. Ju gjithashtu mund të viheni në kontakt me Administratorët e caktuar të Sesioneve. Adresa e tyre e postës elektronike do të jetë në dispozicion në faqen Hollësitë e Sesionit të paktën dy javë para se të fillojë sesioni.
Pas FSY së
- Ftojeni të riun ose të renë tuaj të gjejë mënyra për t’i mbajtur lidhjet me të rinjtë nga grupi i vetë i FSY‑së pas sesionit.
- Dëgjojeni albumin e rinisë dhe muzikë tjetër për rininë.
- Vëreni të riun ose të renë tuaj që të përgatitë një mësim për mbrëmjen e shtëpisë të bazuar në një parim të ungjillit për të cilin ka mësuar më shumë në FSY.
- Inkurajojeni atë t’ia mësojë familjes së vet lojërat e FSY‑së dhe vallëzimet në rreshta.
- Bëni pyetje specifike rreth përvojës së tij ose të saj dhe jepini mundësi joformale për ta treguar atë që mësoi në FSY.
Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë
A njihni ndonjë të ri ose të re në moshë madhore beqare që dëshiron t’i bashkohet kësaj mundësie të pashoqe për të takuar miq të rinj, për ta forcuar dëshminë e vet, për të zhvilluar aftësi udhëheqjeje dhe për të gjetur gëzim në shërbimin ndaj rinisë dhe Zotit? Anëtarët e trupës organizative të FSY së në terren përzgjidhen nga të rinj e të reja në moshë madhore beqare për shkak të aftësisë së tyre për të forcuar rininë, për ta dhënë mësim doktrinën e ungjillit të Jezu Krishtit dhe për të dhënë shtysë në një mënyrë dashamirëse dhe lartësuese.