Konferencat Për Forcën e Rinisë (FSY) janë konferenca 5-ditore që kanë si model konferencat e njohura Especially for Youth (EFY) [Enkas për Rininë] në Universitetin “Brigam Jang”. Ato zhvillohen në verë. Në FSY, ju do të përjetoni orë mësimore dhe takime shpirtërore të fuqishme, do të mësoni lëvizje të reja kërcimi dhe lojëra të çmendura dhe do ta forconi besimin tuaj te Jezu Krishti. Këto përvoja do t’ua tregoni të rinjve ndërsa i drejtoni, këshilloni dhe u shërbeni atyre. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të takuar njerëz të rinj në zonën tuaj me bindje të ngjashme që thjesht mund të bëheni miq për gjithë jetën, dhe mësoni dhe rrituni së bashku në një mjedis argëtues dhe të mbushur me besim. Përveç të gjitha këtyre bekimeve, shërbimi në FSY është një vend i shkëlqyer për të ndërtuar aftësi udhëheqjeje, mësimdhënieje, komunikimi dhe përshtatshmërie, duke ju bërë një kandidat më tërheqës për mundësi të ardhshme punësimi.
Kërkesat për të shërbyer në FSY:
Këshilltarët e FSY së janë një faktor i rëndësishëm që kontribuojnë në suksesin e programit. Ne kërkojmë individë me besim të fortë te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij i rivendosur për të shërbyer si shembuj të mbajtësve të nderuar të priftërisë ose motërisë hyjnore, të misionarëve të ardhshëm, të baballarëve apo nënave dhe të udhëheqësve në Kishën dhe mbretërinë e Zotit.
Përgjegjësitë:
- Të punojë me dëshirë dhe përgjegjësi për të nxitur sigurinë fizike dhe mirëqenien shpirtërore të pjesëmarrësve që ndjekin FSY‑në, veçanërisht atyre në grupin që i është caktuar.
- Të japë mësim me efektshmëri (në mënyrë formale dhe joformale) në një mjedis grupi dhe të udhëheqë diskutime ndërvepruese, duke krijuar një atmosferë mësimi që do t’i ndihmojë të rinjtë ta dallojnë Shpirtin dhe të mësojnë prej Tij.
- T’i ndihmojë të gjithë të rinjtë të kenë një përvojë pozitive dhe lartësuese dhe, sipas nevojës, t’i trajtojë me ndjeshmëri situatat disiplinore të të rinjve.
- T’i ndihmojë të gjithë të rinjtë të ndërtojnë besimin te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij i rivendosur, të ndihmojë për të krijuar një atmosferë mësimi që do t’i ndihmojë të gjithë ta dallojnë Shpirtin dhe të mësojnë prej Tij.
- Të jetë në gjendje të demonstrojë shëndetin mendor të nevojshëm për t’u angazhuar në mënyrë të sigurt dhe për të qenë përgjegjës për grupet e të rinjve gjatë gjithë ditës dhe natës, ndërsa vazhdon të kryejë përgjegjësitë e punës.
- Të veprojë vazhdimisht si një udhëheqës shembullor, model dhe këshillues për pjesëmarrësit e rinj dhe këshilltarët e tjerë.
- Të shkojë mirë me një bashkëkëshilltar me më pak mbikëqyrje dhe të kontribuojë si anëtar i ekipit.
- Ta lexojë dhe studiojë Manualin e Trupës Organizative të FSY‑së para javës së parë dhe ta vazhdojë studimin gjatë gjithë verës.
- Të marrë pjesë në të gjitha trajnimet e kërkuara.
- Të marrë pjesë në Europe Areas Online Training [Trajnimin në Internet për Zonat e Europës].
Kualifikimet:
- Të jetë një anëtar/e në moshë madhore beqar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
- Të jetë të paktën 19 vjeç/e.
- Parapëlqehet të ketë të paktën një vit në kolegj, përvojë pune ose shërbim misionar pas shkollës së mesme.
- Të jetë i/e gatshëm/me dhe i/e aftë t’u përmbahet standardeve të sjelljes, komunikimit, veshjes dhe pamjes së jashtme të FSY‑së dhe të gjitha rregulloreve të tjera të FSY‑së.
- Të jetë në gjendje të ecë për periudha të zgjatura kohore gjatë ditës, të jetë energjik dhe të angazhohet aktivisht me të rinjtë, t’i kryejë të gjitha detyrat dhe të marrë pjesë në veprimtari fizike, përfshirë por jo vetëm në pjesëmarrjen në lojëra, ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, vrapim, hedhje dhe kërcim.
- Të shfaq shëndet mendor e fizik dhe qëndrueshmëri emocionale të nevojshme për t’u angazhuar në mënyrë të sigurt dhe për të qenë i pranishëm dhe përgjegjës për grupet e të rinjve gjatë gjithë ditës dhe natës, ndërsa vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tjera të punës me efektshmëri gjatë situatave stresuese dhe sfiduese.
- Të jetë në gjendje të marrë vendime procedurale, duke ushtruar gjykim të mirë, besueshmëri dhe përgjegjshmëri.
- Të jetë në gjendje t’i organizojë burimet dhe të vendosë përparësitë.
- Të jetë shembull i aftësive të forta ndërpersonale dhe komunikuese.
- Të ketë dëshminë e duhur të penalitetit për këtë pozicion.
Parapëlqehet:
- Misionar i kthyer (për kandidatët meshkuj).
- Të ketë përvojë pune me rininë.
Si Mund të Përfshihem?
Kërkesat për Trupën Organizative dhe Këshilltarët e FSY së janë të hapura nga nëntori deri në shkurt të çdo viti. Kontrollojeni kur të publikohet hallka lidhëse dhe të hapen regjistrimet.
Çfarë po thonë të rinjtë në moshë madhore beqarë në lidhje me përvojën e tyre të shërbimit në FSY?
“Ajo që më pëlqeu më së shumti rreth FSY‑së ishin marrëdhëniet që munda të ndërtoja: marrëdhëniet me të rinjtë, marrëdhëniet me këshilltarët e tjerë dhe më e rëndësishmja marrëdhënia me Shpëtimtarin tim, Jezu Krishtin.” – Kendësi
“T’i shohësh këta të rinj të mrekullueshëm të rriten dhe të zhvillohen është thjesht gjëja më e madhe në botë.” – Neoki
“Dobia më e madhe për mua ishte që munda të zija miq të cilët i kam ende të tillë, por mbi të gjitha të dilja nga zona ime e rehatisë, të fitoja siguri te vetja dhe tek aftësia ime për të marrë vendime.” – Edi