Forcimi i Martesës Tuaj nëpërmjet Besimit te Jezu Krishti

Themeli për një Martesë më të Fortë dhe të Përjetshme

Nach Auffassung der Heiligen der Letzten Tage entsteht mit der Eheschließung von Mann und Frau eine neue Familie. Die familiären Beziehungen werden inniger, wenn jeder in der Familie sein Herz Jesus Christus zuwendet.
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se një familje e re fillon kur një burrë e një grua martohen. Marrëdhëniet familjare të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme forcohen nëpërmjet përkushtimit ndaj Jezu Krishtit.

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme besojnë se martesa dhe familja janë po aq të rëndësishme sot sa kanë qenë përherë. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, një dokument zyrtar i Kishës, jep mësim se “martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe se familja është thelbësore në planin e Krijuesit për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129). Familjet shenjtore të ditëve të mëvonshme besojnë se martesa nuk është thjesht një kontratë ligjore e përkohshme, por një urdhërim nga Perëndia dhe një marrëdhënie e shenjtë besëlidhëse (shih Bruce C. Hafen, “Covenant Marriage”, Ensign, nëntor 1996, f. 26–28). Një besëlidhje është një premtim që ne e bëjmë me Perëndinë. Kur një çift shenjtorësh të ditëve të mëvonshme martohet, [të sapomartuarit] i bëjnë një premtim Perëndisë që ta duan dhe të kujdesen për njëri-tjetrin dhe Perëndia premton se martesa mund të zgjatë në përjetësi. Ashtu siç e shpjegoi një udhëheqës i Kishës: “Martesa është një dhuratë nga Perëndia për ne; cilësia e martes[ës sonë] është një dhuratë e jona për Të” (L. Uitni Klejton, “Martesa: Shikoni dhe Mësoni”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 85).

Ajo çfarë besojnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për martesën dhe familjen

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se bekimet përfundimtare të dashurisë dhe lumturisë sigurohen nëpërmjet marrëdhënieve besëlidhëse të martesës dhe familjes. Doktrina e Kishës jep mësim se burrat dhe gratë kanë natyra të pashoqe dhe plotësuese dhe se, si rrjedhim, burrat dhe gratë [janë krijuar me] qëllimin që ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të përparojnë së bashku (shih “Familja: Një Proklamatë …”, f. 129).

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se martesa dhe familja kanë qenë një pjesë e rëndësishme e planit të Perëndisë që nga Krijimi i tokës, kur Adamin e vendosën në Kopshtin e Edenit. Perëndia tha se “nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm” (Zanafilla 2:18) dhe Eva u bë shoqja [e jetës] e Adamit. Duke iu referuar Adamit dhe Evës, Dejvid A. Bednari, një udhëheqës shenjtor i ditëve të mëvonshme, dha mësim se “ishte e nevojshme një ndërthurje e pashoqe e aftësive shpirtërore, fizike, mendore dhe emocionale si të meshkujve edhe të femrave për të vënë në zbatim planin e [Perëndisë] për lumturinë. Vetëm, as burri dhe as gruaja nuk mund t’i përmbushë qëllimet për krijimin e tij ose të saj” (David A. Bednar, “Marriage is Essential to His Eternal Plan”, Liahona, qershor 2006, f. 51).

Edhe pse martesa dhe jeta familjare mund të paraqitin sfida të pashoqe, shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se një familje me një nënë dhe një atë që janë të martuar, siguron mjedisin ideal për lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Mbi të gjitha, shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se përqendrimi i marrëdhënieve martesore dhe familjare te Jezu Krishti mund të na ndihmojë t’i afrohemi më shumë Atij dhe pjesëtarëve të familjes sonë dhe mund të na ndihmojë të gjejmë gëzim që nuk mund të gjendet në asnjë mënyrë tjetër.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se një familje e re fillon kur një burrë e një grua martohen. Marrëdhëniet familjare të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme forcohen nëpërmjet përkushtimit ndaj Jezu Krishtit. (c) Intellectual Reserve

Arsyeja përse Jezu Krishti është shembulli ynë i përsosur

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se Zoti Jezu Krisht jep shembullin për çdo tipar që është i rëndësishëm në martesë dhe në jetën familjare. Kur Jezu Krishti ishte në tokë, Ai qe shembulli i përsosur i dashurisë, durimit, përulësisë, mirësisë dhe shërbimit bujar – tipare këto që, që të gjitha, mund të bëjnë shumë për të krijuar një shtëpi të lumtur.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë gjithashtu se marrëdhënia ideale martesore përqendrohet te Jezu Krishti. Shumë familje shenjtorësh të ditëve të mëvonshme e përfytyrojnë këtë lloj marrëdhënieje martesore si një trekëndësh, me Jezu Krishtin në kulmin e sipërm të trekëndëshit dhe secilin prej bashkëshortëve në njërin prej këndeve të bazës së trekëndëshit. Kur secili prej bashkëshortëve punon që të bëhet më shumë si Krishti, ata lëvizin prej këndeve të trekëndëshit, përgjatë brinjëve të tij, drejt Krishtit në kulm. Teksa shkojnë më pranë Krishtit, ata gjithashtu afrohen me njëri-tjetrin. Përkushtimi i bashkuar ndaj Jezu Krishtit i afron çiftet (shih David A. Bednar, “Marriage is Essential”, f. 54).


Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se një familje e re fillon kur një burrë e një grua martohen. Marrëdhëniet familjare të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme forcohen nëpërmjet përkushtimit ndaj Jezu Krishtit.


Mënyra se si martesat e përqendruara tek Krishtit, janë modeli për fëmijët tanë.

Teksa i përqendrojmë martesat dhe familjet tona te Jezu Krishti, ne u japim mësim fëmijëve tanë nëpërmjet shembullit tonë. Dejvid A. Bednari shpjegoi: “Teksa të rejat dhe të rinjtë perceptojnë respekt, dhembshuri, mirëbesim dhe dashuri të ndërsjellë mes një bashkëshorti dhe bashkëshorteje, atëherë ata do të përpiqen fort të kultivojnë të njëjtat karakteristika në jetën e tyre. Fëmijët tanë … do të mësojnë më së shumti nga ajo që bëjmë dhe nga ajo që jemi – edhe nëse ata kujtojnë relativisht pak nga ajo që themi” (“Marriage Is Essential”, f. 54). Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se, pikërisht ashtu si Jezu Krishti është shembulli ynë i përsosur, ne mund të jemi shembuj të mirë për fëmijët tanë teksa përpiqemi fort të bëjmë atë që do të bënte Ai nëse do të ishte në tokë.

Në ç’mënyrë mund të mësoni më shumë rreth asaj që besojnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Për të mësuar më shumë mbi familjet shenjtore të ditëve të mëvonshme dhe planin e Perëndisë për ju dhe familjen tuaj, vizitoni ejanitekrishti.org.