Folësit në konferencën mbarëbotërore i vënë theksin shpresës te Krishti

Ndjekësit e Krishtit thirren që të kërkojnë shpresë te Shpëtimtari dhe t’i sjellin dritë botës. 

Ndjekësit e Krishtit thirren që të kërkojnë shpresë te Shpëtimtari dhe t’i sjellin dritë botës. Kjo u bë një temë e përgjithshme gjatë konferencës së përgjithshme mbarëbotërore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më 2–3 tetor 2021. Anëtarë besnikë nga Europa kontribuan në punimet e konferencës.

Qendra e Konferencave e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Qendra e Konferencave e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Kur themeli shpirtëror i një personi është ndërtuar në mënyrë të qëndrueshme mbi Shpëtimtarin, “nuk duhet të ke[të] frikë”, tha Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë sesionit të paradites të së dielës. Kirurgu i dalë në pension, ka shërbyer si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që nga janari i vitit 2018. Konferencat e përgjithshme zhvillohen dy herë në vit.

Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë sesionit të paradites të së dielës.
Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë sesionit të paradites të së dielës.

Plaku Erik W. Kopishke është një anëtar i trupës qeverisëse prej tre personash të Kishës në Europë, presidenca e zonës. Fjalimi i tij në konferencë ishte regjistruar paraprakisht në Gjermani. Ai tregoi për vështirësitë e familjes së vet me sëmundjet mendore dhe ofroi nxitje për ata që kanë përvoja të ngjashme.

Biseda e Plakut Erik W. Kopishke shfaqet në auditorin e Qendrës së Konferencave.
Biseda e Plakut Erik W. Kopishke shfaqet në auditorin e Qendrës së Konferencave.

“Për të gjithë që janë të prekur personalisht nga sëmundja mendore, mbahuni fort te besëlidhjet tuaja, edhe nëse mund të mos e ndieni dashurinë e Perëndisë në këtë kohë. Bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj dhe pastaj ‘qëndro[ni] të patundur … për të parë shpëtimin e Perëndisë dhe që krahu i tij të zbulohet’”, tha ai.

“Përpjekjet tona individuale [për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë] nuk kërkojnë medoemos para ose vendndodhje të largëta; ato vërtet kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit të Shenjtë dhe një zemër të gatshme”, shpjegoi Motra Sheron Iubank.

Motra Sheron Iubank tregoi dy shembuj të mënyrës se si Kisha ofroi ndihmë për njerëzit në nevojë në Gjermani.
Motra Sheron Iubank tregoi dy shembuj të mënyrës se si Kisha ofroi ndihmë për njerëzit në nevojë në Gjermani.

Këshilltarja e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës tregoi dy shembuj të mënyrës se si Kisha ofroi ndihmë për njerëzit në nevojë në Gjermani. Në Aervajler, vullnetarët misionarë hoqën me lopata baltën dhe ndihmuan për të pastruar pas përmbytjeve të mëdha. Anëtarët e njërës prej bashkësive të Kishës në Ramshtajn u mblodhën për të qepur veshje tradicionale myslimane për gratë afgane. Pëlhurat e refugjateve që i vinin në kokë, iu ishin grisur gjatë rrëmujës në aeroportin e Kabulit.

Për herë të parë gjatë dy viteve, konferenca e përgjithshme u zhvillua në auditorin e Qendrës së Konferencave në Solt-Lejk-Siti në shtetin amerikan të Jutës, ndonëse ishte thuajse bosh. Folësit, udhëheqësit dhe familjet e tyre u ftuan që të merrnin pjesë fizikisht. Sesionet e konferencës u vunë në dispozicion në të gjithë globin nëpërmjet televizionit, radios dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në internet.

Sonja Polteri drejtoi një kor të bashkuar studentësh nga Universiteti “Brigam Jang” gjatë sesionit të mbrëmjes të së shtunës të konferencës së përgjithshme.
Sonja Polteri drejtoi një kor të bashkuar studentësh nga Universiteti “Brigam Jang” gjatë sesionit të mbrëmjes të së shtunës të konferencës së përgjithshme.

I ulur në vendin tradicional mbi podium, The Tabernacle Choir at Temple Square ishte i përgjysmuar për të bërë të mundur që anëtarët e korit të uleshin në distancë, siç bënë edhe pjesëmarrësit e tjerë. Sonja Polteri drejtoi një kor të bashkuar studentësh nga Universiteti “Brigam Jang”, i cili siguroi muzikë gjatë sesionit të mbrëmjes të së shtunës. Dirigjentja me origjinë gjermane është profesore e jashtme në Sektorin e Dirigjimit dhe Asambleve të Korit të universitetit.

Në mbyllje të konferencës, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi planet për të ndërtuar 13 tempujt të rinj në të gjithë botën.

Gjashtë Autoritete të Përgjitshme Të Shtatëdhjetë u liruan nga thirrja dhe iu dha statusi i nderit: Plaku J. Devn Kornish, Plaku Timothi J. Daiks, Plaku Dejvid F. Evans, Plaku Robert C. Gei, Plaku Xhejms B. Martino dhe Plaku Terens M. Vinson. Presidenti Henri B. Ajring gjithashtu njoftoi thirrjen e dy Të Shtatëdhjetëve të rinj Zonalë dhe lirimin nga thirrja të dy të tjerëve.