Ethet e Nismës ThjeshtShërbe

ThjeshtShërbe është një faqe interneti dhe program që u fillua nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për t’i lidhur ata njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë me mundësi për shërbim

Filloi me hapa të vegjël. Në janar të vitit 2018, Katherinës dhe Kllajv Xhollifit që jetojnë në Angli, iu kërkua nga kisha e tyre që të ndihmonin për të ofruar mundësi shërbimi në Mbretërinë e Bashkuar. Sot atje ka mbi 2 300 projekte në dispozicion. Nga një program i vogël eksperimental në Lids, lëvizja ThjeshtShërbe u përhap anembanë MB-së dhe Irlandë nga fundi i vitit 2019 dhe tani po përparon në pjesë të tjera të Europës.

ThjeshtShërbe është një faqe interneti dhe program që u fillua nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për t’i lidhur ata njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë me mundësi për shërbim. Ajo u paraqit në vitin 2019 në Forumin Ndërfetar të G20-ës në Japoni si një dhuratë për komunitetet. Faqja e internetit ofron një platformë për organizatat që kanë nevojë për përkrahje për të publikuar projektin e tyre pa pagesë. Duke u regjistruar në faqen e internetit ose programin ThjeshtShërbe, vullnetarët mund t’i përputhin interesat dhe aftësitë e tyre me projektet në dispozicion.

Projekt pastrimi në Granada të Spanjës
Projekt pastrimi në Granada të Spanjës

Në verën e vitit 2020, pavarësisht nga pandemia e COVID-19, çifti Xhollif filluan ta zgjeronin më tej nismën ThjeshtShërbe në Portugali, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Francë, Hungari, Gjermani, Austri dhe Zvicër. Kohët e fundit kauzës iu bashkua edhe Finlanda. Ai është një projekt paksa frikësues për nga ndërmarrja që përfshin përkthime, krijime faqesh interneti dhe çështje ligjore.

Deri më sot, çifti Xhollif ka trajnuar gjashtë çifte për të nxitur përpjekjen në vendet e tyre përkatëse. Asnjë prej këtyre çifteve nuk kishte dëgjuar për ThjeshtShërbe para se të punonte me ta. Tani, të gjithë kanë një bindje të zjarrtë për mënyrën se si kjo lëvizje do t’i bekojë vendet e tyre.

Duke punuar me nismën ThjeshtShërbe për më shumë se tre vjet, Katherina e ka parë se si ajo i ndihmon ata që dëshirojnë të bëjnë mirë “që të punojnë së bashku për ta përmirësuar komunitetin e tyre, për të treguar dashuri për njerëzit dhe për të punuar së bashku pavarësisht nga besimi dhe kultura”.

Udhëheqësit e ThjeshtShërbe trajnojnë specialistë në bashkësitë vendore në të gjithë vendet e tyre për të identifikuar dhe shtuar projekte te faqja e internetit. Ndërsa specialistët japin informacion rreth nismës ThjeshtShërbe, anëtarët “entuziazmohen shumë rreth mundësisë për të kontribuar dhe për t’u njohur si qytetarë të mirë”.

Projekti ThjeshtShërbe në Granada të Spanjës
Projekti ThjeshtShërbe në Granada të Spanjës

Spanja ishte e para nga këto vende që e vuri në funksionim faqen e internetit. Duke bashkërenduar me autoritetet vendore, vullnetarët bënë një pastrim në Granada në bashkëpunim me një shoqatë të lagjes. Çdo të shtunë, vullnetarët e ThjeshtShërbe punojnë së bashku për ta mbajtur qytetin të pastër dhe tërheqës.

Në Ishujt Kanarie, anëtarët e kishës morën pjesë së bashku me Virgen de Coromoto, një organizatë vendore, në projekte të ndryshme midis komuniteteve kanariane dhe venezueliane. Kur qiraja u bë e papërballueshme për organizatën, shtëpia vendore e mbledhjeve të Kishës u ofrua për shpërndarjen e ushqimit një herë në muaj. Grupi organizues i bankës ushqimore ishte vlerësues për mundësinë për ta përdorur ndërtesën pa pagesë, duke vënë në dukje se “të bashkuar mund të bëjmë shumë më tepër”.

Shpërndarja e ushqimeve në Ishujt Kanarie të Spanjës
Shpërndarja e ushqimeve në Ishujt Kanarie të Spanjës

Vënia në zbatim është e ndryshme në çdo vend, në varësi të nevojave vendore dhe të rrethanave të veçanta dhe përvojës së udhëheqësve të ThjeshtShërbe atje. Në vendet e Gjermanisë, Holandës dhe MB-së janë gjithashtu në dispozicion platforma të tjera të ngjashme, kjo është thjesht një tjetër mundësi. Megjithatë, ThjeshtShërbe ofron një strukturë të drejtpërdrejtë dhe administrohet si një dhuratë për vendin.

Në të kundërt, në Portugali aktualisht nuk ka asnjë platformë zyrtare për mundësi shërbimi. Ata që dëshirojnë të dalin vullnetar mbështeten tek artikujt e gazetave dhe ajo që thuhet gojarisht për të identifikuar nevojat. Portali ThjeshtShërbe do të ofrojë një mundësi emocionuese për të gjetur lehtësisht mënyra për të dhënë shërbim në komunitetin e tyre nëpërmjet një platforme në internet dhe do të jetë një bekim në komunitet.

Vullnetarët në Francë po punojnë me udhëheqës të Kishës dhe biznesit për të ndërtuar marrëdhënie. Kjo do t’ju krijojë atyre mundësinë që të jenë të përgatitur dhe gati ndërsa presin vënien në zbatim të faqes së internetit.

Mundësitë për të shërbyer janë kudo. Si i gjeni ato? Nëse nisma ekziston tashmë në vendin tuaj, thjesht shkoni te faqja JustServe.org. Lidheni situatën tuaj me nevojat që renditen në faqen e internetit. Ftojeni familjen ose miqtë tuaj dhe zbavituni duke shërbyer së bashku. Ose shkoni vetëm dhe bëni miqësi të reja. Ndihmoni që nisma ThjeshtShërbe të rritet dhe përmirësojeni komunitetin tuaj; bashkojuni nismës së zjarrtë!