Gjatë të gjitha të dielave të ardhshme të Pashkës dhe të dielave afër Krishtlindjes, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të ndjekin një shërbesë të vetme në Kishë.
Adhurimi i zakonshëm i ditës së Shabatit për anëtarët e Kishës përfshin ndjekjen e një mbledhjeje sakramenti për një orë dhe orën tjetër ata ndjekin ose Shkollën e së Dielës ose orë mësimore të ndara sipas kuorumeve dhe grupmoshave të ndryshme.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Norvegji ndjekin një mbledhje sakramenti ditën e diel.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Itali ndjekin një mbledhje sakramenti ditën e diel.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Islandë ndjekin një mbledhje sakramenti ditën e diel.
Në një letër të datës 26 janar drejtuar udhëheqësve të përgjithshëm dhe vendorë, Presidenca e Parë shpalli: “Çdo vit, shërbesat dhe mbledhjet e Kishës duhet të kufizohen vetëm me mbledhjen e sakramentit të dielën e Pashkës dhe të dielën përpara ose pas ditës së Krishtlindjes. Nëse Krishtlindja nuk bie në ditë të diel, presidencat e kunjeve dhe të distrikteve vendosin a ta zhvillojnë këtë mbledhje sakramenti para ose pas Krishtlindjes”.
Në letër gjithashtu shpallet se presidentët e kunjeve dhe të distrikteve mund të këshillohen me peshkopët dhe presidentët e degëve për të rregulluar oraret e mbledhjeve për ato ditë festash që t’iu përshtaten më së miri nevojave vendore të anëtarëve të Kishës.
Letra u nënshkrua nga Presidenti i Kishës Rasëll M. Nelson, Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë, dhe Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Dytë.
Të gjitha shërbesat e të dielave të Kishës së Jezu Krishtit janë të hapura për publikun dhe kushdo është i mirëpritur të marrë pjesë.
Gjeni vendndodhjen më të afërt të mbledhjeve