Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Duke Ndriçuar Botën gjatë Periudhës së Krishtlindjes për vitin 2023

Ndriçoje Botën është një nismë mbarëbotërore për të përhapur dritën e Jezu Krishtit ndaj gjithë njerëzimit, pavarësisht nga vendndodhja ose gjuha. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i fton të gjithë që t’i lënë të shkëlqejnë dritat e tyre duke i dashur njerëzit përreth tyre, duke shpërndarë gëzim dhe duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit.

Materiali filmik më poshtë tregon se si historia e lindjes së Krishtit papritur ndriçoi ekranet në Sheshin Tajms në Nju-Jork-Siti më 27 nëntor 2023.

Më poshtë janë disa ide për nismën Ndriçoje Botën për individët dhe familjet që t’i marrin parasysh gjatë periudhës së Krishtlindjes për vitin 2023:

  • Faqja specifike vendore Ndriçoje Botën në NdricojeBoten.org siguron një larmi mënyrash për ta shpërndarë dritën e Jezu Krishtit. Ka materiale filmike për Krishtlindje që t’i shihni dhe shpërndani, muzikë për Krishtlindje që ta shkarkoni, ide shërbimi dhe shumë më tepër.
  • Në faqen Ndriçoje Botën te NdricojeBoten.org, mund të shkarkohet një listë që ofron “50 Mënyra se si ta Lësh të Shndritë Drita Jote” në mënyra të lehta dhe të natyrshme. 
  • Gjithashtu në faqen Ndriçoje Botën te NdricojeBoten.org gjendet një pamje e shkurtër paraprake e Koncertit Europian për Krishtlindje që u prodhua veçanërisht për këtë periudhë Krishtlindjeje. Koncerti “Dëshmitarët e Krishtlindjes – Këngë për Lindjen e Krishtit” shfaqet më 10 dhjetor 2023 dhe mund të shikohet në faqen Ndriçoje Botën ose në YouTube.
  • Nga një rubrikë risi e Kishës që quhet “shkartisja e shërbimit”, mund të gjenden ide shërbimi në gjuhët anglisht, frëngjisht, portugalisht dhe spanjisht.
  • Kushdo është i mirëpritur të bashkohet me grupin zyrtar të Kishës Ndriçoje Botën në Facebook për të treguar histori frymëzuese, vepra shërbimi dhe ide se si ta shpërndani dritën e Krishtit gjatë periudhës së Krishtlindjes. Faqja është në anglisht, por publikimet mund të bëhen në çfarëdo gjuhe.
  • Takimi Shpirtëror vjetor për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, me muzikë nga kori i mirënjohur botërisht Tabernacle Choir, po transmetohet tani në internet te faqja ChurchOfJesusChrist.org. Ai është në dispozicion në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe portugalisht, ndër gjuhë të tjera.

Ndriçoje Botën është bërë një traditë vjetore për Krishtlindje për komunitetet anembanë botës. Presidenti Rasëll M. Nelson, presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka thënë se bota ka nevojë për dritën e Jezu Krishtit më shumë se kurrë. “Mahnitem me vullnetin e mirë dhe mirësinë njerëzore në rritje që gjithmonë shfaqen gjatë kësaj periudhe të shenjtë. Teksa kremtojmë lindjen e Atij që është Drita e Botës, dritë e re ndizet brenda secilit prej nesh. … Kur e ndjekim Jezu Krishtin, ne mund ta bëjmë këtë botë një botë më të mirë.”