Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Drita e Krishtit

Çdo ditë të jetës sonë duhet t’i kërkojmë këto mundësi që të bëjmë mirë vazhdimisht, që ta ndjekim udhërrëfimin e Shpirtit. Ne do të marrim shumë mundësi për ta bërë këtë gjë.

Light of Christ
Elder Roseveltt de Pina Teixeira
Plaku Rozvelt de Pina Teisheira, Kepi i Gjelbër I Shtatëdhjetë Zonal, Zona e Europës Veriore

Shpëtimtari i ftoi dishepujt e Tij: “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej”(1).

Shumë herë në shkrimet e shenjta ne gjejmë se jemi drita e botës.

Në fakt, shumë njerëz në mjediset që i frekuentojmë, tashmë na kanë vënë re se biem në sy si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit në shumë prej gjërave që bëjmë në përditshmëri.

Njerëzit përreth nesh në shkollë apo universitet, në punë apo në mjedise të tjera që i frekuentojmë, tashmë e kanë vënë re që nuk pimë alkool dhe gjithashtu e kanë vërë re se nuk pimë duhan.

Shumë më tepër njerëz do ta shohin dritën e Krishtit në pamjen e fytyrës sonë.

Mbi të gjitha, njerëzit do të vënë re se si i trajtojmë të tjerët. Në mënyrën se si flasim me njerëzit e tjerë, ata do të vënë re mbi të gjitha mënyrën se si i shërbejmë njëri‑tjetrit, mënyrën se si e ndihmojmë njëri‑tjetrin.

Presidenti Rasëll M. Nelson tha:

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, mënyra se si e trajtojmë njëri‑tjetrin, vërtet ka rëndësi! Mënyra se si u flasim të tjerëve ose flasim për të tjerët në shtëpi, në kishë, në punë dhe në internet, vërtet ka rëndësi.”(2)

Kur pagëzohemi, ne marrim mbi vete emrin e Krishtit.

Profeti Alma na dha mësim:

“… Dhe tani, pasi ju dëshironi të hyni në grigjën e Perëndisë dhe të quheni populli i tij dhe jeni të gatshëm të mbani barrat e njëri-tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta –

… dhe të qëndroni si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet që ju të gjendeni, madje deri në vdekje, që ju të mund të shëlbeheni nga Perëndia dhe të numëroheni me ata të ringjalljes së parë, që ju të mund të keni jetën e përjetshme –

… si një dëshmi para tij që ju keni hyrë në një besëlidhje me të, se ju do t’i shërbeni atij dhe do të zbatoni urdhërimet e tij, që ai të mund të derdhë mbi ju Shpirtin e tij më me shumicë”(3)

Pas pagëzimit ne marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë, i cili do të jetë gjithmonë me ne në përputhje me besnikërinë tonë.

Po i njëjti shoqërim i Frymës së Shenjtë na ndihmon të dallojmë të mirën nga e liga dhe të bëjmë të mirën, … “për shkak të Shpirtit të Zotit të Plotfuqishëm, i cili ka bërë një ndryshim të madh te ne, ose në zemrat tona, që ne nuk kemi më prirje të bëjmë keq, por të bëjmë mirë vazhdimisht”(4).

Çdo ditë të jetës sonë duhet t’i kërkojmë këto mundësi që të bëjmë mirë vazhdimisht, që ta ndjekim udhërrëfimin e Shpirtit. Ne do të marrim shumë mundësi për ta bërë këtë gjë.

Ungjilli i Jezu Krishtit është shumë i thjeshtë dhe praktik. Ne nganjëherë harxhojmë shumë kohë duke u përpjekur që të shpjegojmë parimet e ungjillit, por gjëja më e mirë që mund të bëjmë, është t’i ftojmë miqtë tanë të frekuentojnë mbledhjen e sakramentit.

Gjatë mbledhjes së sakramentit, Fryma e Shenjtë do të dëshmojë për të vërtetën e të gjitha gjërave.

Kërkojini këto mundësi për të bërë mirë, për të shërbyer në Kishë dhe jashtë Kishës, në çfarëdo mjedisi që mund të gjendemi.

Le t’i ftojmë miqtë tanë që të vijnë e të shohin, të ndiejnë gëzimin që buron nga ndikimi i Frymës së Shenjtë!

Duke e bërë këtë gjë çdo javë, unë dëshmoj se do të bëhemi dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit, çdo ditë do të jemi më shumë si Ai, do të ndihemi më pranë Tij.


  1. Mateu 5:16; shihni edhe tek 3 Nefi 12:16.)
  2. “Kërkohen Paqebërës”, Presidenti Nelson, konferenca e përgjithshme e prillit 2023.)
  3. Mosia 18:8–10.)
  4. Mosia 5:2.)