Diter F. Uhtdorf: Presidenti i Ri Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

Presidenca e Parë nxori deklaratën vijuese më 8 janar 2026.

Diter F. Uhtdorfi është thirrur të shërbejë si President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai e mori emërimin zyrtar dhe u veçua nga Presidenti i Kishës Dallin H. Ouks të enjten, më 8 janar 2026, pas vdekjes së të ndierit Presidentit Xhefri R. Holland, i cili vdiq më 27 dhjetor 2025.

image
Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve është trupi i dytë më i lartë kryesues në drejtimin e Kishës. Përveç përgjegjësisë së tyre parësore për të qenë dëshmitarë të veçantë në emrin e Krishtit në mbarë botën, këta Apostuj kanë përgjegjësi të konsiderueshme administrative për mbikëqyrjen e funksionimit dhe zhvillimit të Kishës botërore. Ata shërbejnë nën drejtimin e Presidencës së Parë, që përfshin Presidentin e Kishës dhe dy këshilltarë.

Kisha e ka si praktikë që anëtari me datën më të hershme të shugurimit në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve bëhet president i kuorumit. Presidenti Henri B. Ajring, i cili është Presidenti i tanishëm i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, aktualisht shërben si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë. Për këtë arsye, Presidenti Uhtdorf do të shërbejë si “President Veprues”, ashtu sikurse bëri Presidenti Holland nga data 15 nëntor 2023 deri më 27 shtator 2025.

image
Presidenca e Parë Nga e majta në të djathtë: Presidenti Henri B. Ajring (Këshilltar i Parë), Presidenti Dallin H. Ouks (President) dhe Presidenti D. Tod Kristoferson (Këshilltar i Dytë).